Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, "How to be lonely".

Kënga është pritur mirë nga fansat dhe klipi i saj artistik është komentuar shumë në rrjetet sociale.


Duke qenë në këtë periudhë pandemia, edhe Rita si shumë kolegë të saj, ka pezulluar të gjitha aktivitetet shkaku i coronavirusit.

Ndërkohë, ajo po i kalon ditët në shtëpinë e saj në Londër me familjen e saj.

Por qëndrimi i vazhdueshëm në shtëpi duket se po e mërzit paksa këngëtaren, ndonëse ajo është e bindur që kjo gjë është më e mira për të gjithë.

E përderisa po qëndron në shtëpi, Rita po e shfrytëzon rastin të ndajë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

rita

Së fundmi, Ora publikoi për fansat disa fotografi në InstaStory ku shihej në kushte shtëpie tërësisht e parregulluar, duke treguar dukjen e saj natyrale në kushte shtëpie.

ritaora 92289179 548526292513701 3252710409626999617 n

Rita gjithashtu sa ka qëndruar e mbyllur këto ditë, ka realizuar edhe një fushatë sensibilizuese të quajtur "Stop the spread" që parasheh nxjerrjen në treg të bluzace online , me mesazhe motivuese për situatën e vështirë të krijjuar nga COVID-19. /Telegrafi/

ritaora 91810850 2313476128947189 5248264211704237294 n