LAJMI I FUNDIT:

E konfirmuar: U dëmtua nga Camavinga në stërvitje, sulmuesi Nkunku mbetet jashtë Kampionatit Botëror

E konfirmuar: U dëmtua nga Camavinga në stërvitje, sulmuesi Nkunku mbetet jashtë Kampionatit Botëror

Në stërvitjen e sotme të Francës, pas një kontakti mes Eduardo Camavingas dhe Christopher Nkunku, ky i fundit është lënduar dhe ka humbur Kupën e Botës.

Christopher Nkunku nuk do të luajë në Kupën e Botës në Katar, pasi ka një ndrydhje në gju.


Federata Franceze e Futbollit (FFF) njoftoi të martën në mbrëmje, pak pas orës 23:00 për tërheqjen e sulmuesit të RB Leipzig, i cili dëmtoi gjurin e majtë mbrëmjen e së martës në stërvitje, në Clairefontaine.

Kjo ka ndodhur në prag të nisjes së Bluve për në Doha, ku do të luajnë ndeshjen e parë me Australinë me 22 nëntor.

“Sulmuesi i RB Leipzig u largua nga seanca stërvitore të martën para përfundimit të saj, i lënduar në gjurin e majtë. Nga ekzaminimet radiologjike të bëra në mbrëmje, fatkeqësisht rezultoi se bëhej fjalë për ndrydhje”, shkruan FFF në një njoftim për mediat.

Nkunku mund të zëvendësohet nga një lojtarë tjetër në ditët në vijim, ku më të përfolurit janë Dimitri Payet dhe Randal Kolo Muani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

Pamjet shqetësuese të MVP-së së NBA: Është gjysma e fytyrës së tij e paralizuar?

NBA

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

Dridhet futbolli spanjoll nga deklarata e presidentit Tebas: Jam tifoz i Real Madridit

La Liga
Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

Barcelona po e shet për 100 milionë euro lojtarin që e mori për vetëm pesë milionë

La Liga
Kalo në kategori