S’ka fitues në kohën e rregullt, Spanjë – Argjentinë shkon në vazhdime

Është mbyllur pa gola koha e rregullt e finales ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës në Kupën e Botës.
Edhe pse pritej të jetë tepër e zjarrtë, finalja rezultoi të jetë shumë e zbehet me rezultatin që përfundoi 0-0.
Spanja dominoi në të gjitha aspektet për të pasur disa raste ndërsa Argjentina nuk arriti të bënte as edhe një goditje në portë.
Lamine Yamal kishte rastin e parë në ndeshje për të kaluar pas pesë minutave lojë por që Emiliano Martinez me super pritje ia mohoi golin.

Spanja pastaj rrezikoi përmes Ferran Torres dhe Aymeric Laporte, mirëpo që Martinez sërish bëri heroin për ta mbajtur rezultatin 0-0.
“La Roja” mori avantazhin në kohën shtesë pasi Enzo Fernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kësisoj gjyqtari e përjashtoi nga loja.
Kësisoj, Spanja do të jetë me një lojtar më shumë në vazhdime dhe mbetet të shihet se cila kombëtare do ta marrë epitetin e kampionit të botës./Telegrafi/









































