LAJMI I FUNDIT:

E kërkon gjysma e Evropës, Chelsea po e fiton garën për top sulmuesin

E kërkon gjysma e Evropës, Chelsea po e fiton garën për top sulmuesin

Nico Williams është një nga sulmuesit e rinj më të mirë në botë dhe ai ka shpërthyer këtë edicion me Athletic Bilbaon.

Sulmuesi spanjoll pritet të largohet nga klubi bask në verë, pasi është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë me top klubet evropiane që janë vënë pas tij.


Reprezentuesi spanjoll ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë në 30 ndeshje këtë edicion mes kampionatit dhe Kupës së Spanjës.

Barcelona mbetet mbrapa skuadrave angleze në garë për Nico Williams
Lexo po ashtu Barcelona mbetet mbrapa skuadrave angleze në garë për Nico Williams

Sipas asaj që ka raportuar Football Insider, Chelsea janë të interesuar të përforcohen në krahun e majtë të sulmit dhe Nico Williams është prioriteti i tyre.

Pavarësisht se ka nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2027, Williams pritet të largohet në verë nga Athletic Bilbao për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Gjithnjë sipas raportimit nga mediumi anglez, londinezët janë favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e spanjollit dhe për këtë janë të gatshëm të ofrojnë rreth 50 milionë euro.

Shënjestra e Real Madridit dhe Barcelonës ende ka klauzolën e lirimit në 50 milionë euro
Lexo po ashtu Shënjestra e Real Madridit dhe Barcelonës ende ka klauzolën e lirimit në 50 milionë euro

Chelsea po përshpejton për t’i siguruar shërbimet e yllit spanjoll para Euro 2024, pasi drejtuesit londinez mendojnë se Williams mund të ketë vlerë më të madhe pas Kampionatit Evropian.

Interesim për transferimin e sulmuesit spanjoll kanë shfaqur edhe top klube të mëdha evropiane si Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich, Juventus, Liverpool, Arsenal, Manchester United dhe PSG. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori