LAJMI I FUNDIT:

E gjithë bota po komenton deklaratën e Macronit, tani polakët thonë të njëjtën gjë: Nuk përjashtohet mundësia e dërgimit të trupave në Ukrainë

E gjithë bota po komenton deklaratën e Macronit, tani polakët thonë të njëjtën gjë: Nuk përjashtohet mundësia e dërgimit të trupave në Ukrainë

Ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski iu përgjigj pozitivisht fjalëve të fundit të presidentit francez, Emmanuel Macron, për mundësinë e vendosjes së forcave perëndimore në Ukrainë.

“Prania e forcave të NATO-s në Ukrainë nuk është e paimagjinueshme”, shkroi Sikorski mbrëmë në platformën X.


Macron paralajmëron aleatët të mos jenë "frikacakë"
Lexo po ashtu Macron paralajmëron aleatët të mos jenë "frikacakë"

“Unë e vlerësoj iniciativën e presidentit francez Emmanuel Macron sepse ka të bëjë me frikën e Putinit, jo se ne kemi frikë nga Putini”, vazhdoi ai.

Polonia ka qenë një aleat i vendosur i Ukrainës që kur Moska filloi pushtimin e shtetit ukrainas në shkurt të vitit 2022.

Qëndrimi i Sikorskit është në kontrast me atë të kryeministrit polak, Donald Tusk, i cili deklaroi javën e kaluar se Polonia nuk e ka ndërmend të dërgojë forca në Ukrainë.

Kujtojmë se Macron shkaktoi një sërë reagimesh kur tha se dërgimi i forcave perëndimore në Ukrainë nuk ishte jashtë diskutimit.

Ushtria franceze "po përgatitet për luftë" - stërvitet në një kamp më të madh se Parisi
Lexo po ashtu Ushtria franceze "po përgatitet për luftë" - stërvitet në një kamp më të madh se Parisi

“Sot nuk ka konsensus për vendosjen zyrtare të forcave tokësore”, tha udhëheqësi francez dhe shtoi se “Por, asgjë nuk mund të përjashtohet në dinamikë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që Rusia të mos mund ta fitojë këtë luftë”.

Ndryshe, ushtria franceze si kurrë më parë ka nisur të stërvitet në një kamp, i cili është më i madh se Parisi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori