LAJMI I FUNDIT:

“E do futbollin, nuk i do paratë”, legjenda e Barcelonës tregon pse Messi refuzoi Arabinë Saudite

“E do futbollin, nuk i do paratë”, legjenda e Barcelonës tregon pse Messi refuzoi Arabinë Saudite

Sipas legjendës së Barcelonës, Hristo Stoichkov, Lionel Messi refuzoi një lëvizje në Arabinë Saudite sepse ai e do futbollin dhe nuk i do paratë.

Messi vendosi të mos bënte një lëvizje të madhe në Arabinë Saudite, te Al-Hilal, ku thuhet se do t’i kishte fituar plotë 400 milionë euro në vit, por zgjodhi që të nënshkruante për Inter Miami në MLS.


Stoichkov ka treguar se legjenda e Barçës zgjodhi kundër ndjekjes së parave në Lindjen e Mesme dhe ai beson se arsyetimi pas kësaj është dashuria e Messit për lojën e futbollit.

‘Mbreti i ri i tenisit’ zgjedh formacionin e ëndrrave, Alcaraz befason të gjithë me njohuritë rreth futbollit
Lexo po ashtu ‘Mbreti i ri i tenisit’ zgjedh formacionin e ëndrrave, Alcaraz befason të gjithë me njohuritë rreth futbollit

“Ne nuk luajtëm për para, ne luajtëm për dashuri”, ka thënë fillimisht Stoichkov për Stats Perform.

“Kjo tregon madhështi. Për mua nuk kishte rëndësi të dija rrogën apo shpërblimet, për mua ishte më e rëndësishme të luaja dhe që njerëzit të më vlerësonin”.

Ish-futbollisti tallet me deklaratën e Ronaldos: Mendoj se është nën ndikim të nargjilës, është xheloz për Messin
Lexo po ashtu Ish-futbollisti tallet me deklaratën e Ronaldos: Mendoj se është nën ndikim të nargjilës, është xheloz për Messin

“Agjentët kujdesen për gjërat e tjera. Messi vjen të garojë dhe të luajë dhe ai nuk kujdeset për paratë sepse ai e do futbollin”, përfundoi legjenda e futbollit.

Messi nuk ka bërë ende debutimin e tij për Inter Miami; ai ishte planifikuar të luante kundër Cruz Azul më vonë këtë muaj, por bashkëpronari i klubit David Beckham ka pohuar se mund të shtyhet debutimi pasi menaxheri Tata Martino po vlerëson aftësinë e argjentinasit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori