LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Hazard në MLS, tre skuadra duan transferimin e belgut

E ardhmja e Hazard në MLS, tre skuadra duan transferimin e belgut

E ardhmja e Eden Hazard vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Real Madridi apo do të largohet këtë verë.

Sulmuesi belg nuk bën pjesë në planet e madrilenëve, por ai ka kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm.


32-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje në të gjitha garat, ku ka realizuar një gol dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Nënshkrimi rekord i Real Madridit planifikon pensionimin nga futbolli
Lexo po ashtu Nënshkrimi rekord i Real Madridit planifikon pensionimin nga futbolli

Gjatë verës pritet të ketë bisedime mes agjentëve të lojtarit dhe drejtuesve të klubit madrilen për ta shkëputur kontratën, pasi lojtari ka oferta të rëndësishme nga elita e futbollit amerikan MLS.

New York Red Bull, Vancouver dhe Montreal Impact janë tre skuadrat amerikane që kanë shprehur interesim për belgun dhe duan transferimin e tij këtë verë.

Eden Hazard refuzon kategorikisht largimin nga Real Madridi
Lexo po ashtu Eden Hazard refuzon kategorikisht largimin nga Real Madridi

Hazard është duke menduar seriozisht ta vazhdoj karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm duhet zgjedhur çështja e kontratës me Los Blancos.

Kujtojmë që belgu është pjesë e Los Blancos që nga vera e vitit 2019, por nuk ka arritur të lë gjurmë në Madrid pasi ka zhvilluar 76 ndeshje në total duke realizuar vetëm shtatë gola e duke asistuar në 12 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Paralajmërimi 'bombë' në Old Trafford - Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Premier League
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Lojtari më i dashur i Kloppit tek Liverpooli mund të largohet pas vetëm një sezoni

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori