LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Di Marias në Juventus vihet në dyshim

E ardhmja e Di Marias në Juventus vihet në dyshim

Juventusi ka filluar të shqyrtojë nëse do t’i ofrojë apo jo anësorit veteran Angel Di Maria një kontratë të re në muajt e ardhshëm.

34-vjeçari argjentinas iu bashkua klubit si lojtar i lirë verën e kaluar pasi kontrata e tij skadoi me Paris Saint-Germain, duke vënë në letër një marrëveshje njëvjeçare me vlerë rreth 7.5 milionë euro neto në sezon, përfshirë edhe bonuset.


Që nga ardhja e tij, Di Maria ka luftuar për të impresionuar vërtet tifozët e Juventusit, por është përballur me lëndimet dhe formën e lëkundur. Në ndeshjet pas Kupës së Botës në Katar, 34-vjeçari ka shënuar dy herë dhe ka dhënë një asistim.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, Juventusi nuk është i sigurt që t’i ofrojë Di Marias një kontratë të re dhe zgjatjen e qëndrimit të tij në Torino.

Pse shmangia e rënies në Serie B mund të bëhet objektivi i Juventusit këtë sezon?
Lexo po ashtu Pse shmangia e rënies në Serie B mund të bëhet objektivi i Juventusit këtë sezon?

Dështimi për t’u kualifikuar në garat evropiane jo vetëm që do të ishte diçka që i largon lojtarët, por do të shihte gjithashtu tkurrjen e të ardhurave të klubit. Ofrimi i së njëjtës kontratë prej 7.5 milionë eurosh për Di Maria në këto kushte do të ishte e vështirë të justifikohej.

Trajneri Massimiliano Allegri ishte i zemëruar me 34-vjeçarin në minutat e fundit të fitores së Juventusit në Kupën e Italisë ndaj Lazios , duke u futur në tunelin para fishkëllimës së fundit pasi anësori luajti një pasim të rrezikshëm në vend që të përpiqej të mbante topin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori