LAJMI I FUNDIT:

Dzeko shpërndan një thënie të gazetarit shqiptar për Fenerbahcen – Islam Çupi kishte dhuruar disa perla për klubin turk

Dzeko shpërndan një thënie të gazetarit shqiptar për Fenerbahcen – Islam Çupi kishte dhuruar disa perla për klubin turk

Ylli boshnjak i futbollit, Edin Dzeko, është bashkuar me Fenerbahcen këtë afat kalimtar, ku dashuria për këtë klub duket se po ndjehet që në ditët e para. 

Fenerbahce është një nga klubet më të mëdha turke, ndërsa Dzeko në rrjetet sociale ka postuar një thënie të vjetër të gazetarit shqiptar, Islam Çupi.


“Madhështia e Fenerbahces nuk vjen nga madhështia e një titulli apo madhështia e një trofeu. Madhështia e kësaj është krejt tjetër që as që mund ta emërtojë”, është thënia e Çupit për klubin që ishte edhe tifoz i saj.

Islam Çupi ishte një nga gazetarët më eminent të sportit në Turqi, ku kishte fituar dhjetëra çmime.

Ai kishte lindur në Tiranë në vitin 1932, por pas ardhjes në pushtet të Enver Hoxhës, ai dhe familja e tij emigruan në Turqi.

Çupi bëri karrierë të madhe në gazetari, ndërsa më parë ishte edhe sportist.

Ai i ka shkruar disa nga thëniet më të bukura për klubin e Fenerbahces.

“Është e mundur të jesh kampion, është e pamundur të jesh Fenerbahce”, është një tjetër thënie që vlerësohet lartë nga tifozët e Fenerit.

Shqiptari vdiq në vitin 2001, ndërsa pesë vjet pas vdekjes së tij, tribuna e shtypit në Stadiumin e Fenerbahces, mori emrin “Tribuna Islam Çupi”!.

Pas vdekjes, ai u përcoll me nderime të mëdha nga klubi i madh turk, pasi nuk kishte lënë ndeshje të tyre pa përcjell. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori