LAJMI I FUNDIT:

Dzeko drejt rikthimit në Angli, dy skuadra i bëjnë ofertë boshnjakut

Dzeko drejt rikthimit në Angli, dy skuadra i bëjnë ofertë boshnjakut

Edin Dzeko ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Interi.

Sulmuesi boshnjak ka pasur një vit të parë mjaftë të suksesshëm te Neroazzurët ku zhvilloi 48 ndeshje në të gjitha garat mes kampionatit, kupës dhe Evropës.


36-vjeçari realizoi 17 gola dhe dhuroi 10 asistime në të gjitha garat për ekipin zikaltër.

Megjithatë e ardhmja e tij ende është në dyshim, pasi lojtari ka oferta dhe Interi mund ta largojë shkaku pagës së lartë të cilën ai e ka.

Neroazzurët duan transferimin e Paulo Dybalas, por fillimisht janë të interesuar t’i largojnë dy sulmues Edin Dzeko, Alexis Sanchez apo Joaquin Correa.

Sulmuesi boshnjak ditë më parë ka refuzuar transferimin te Juventusi, por ai mund të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Edin Dzeko refuzoi ofertën e Juventusit
Lexo po ashtu Edin Dzeko refuzoi ofertën e Juventusit

Dy skuadrat angleze, Everton dhe Wolverhampton Wanderers e kanë ofertuar lojtarin dhe ai po vlerëson ofertat e tyre.

Interi mund ta lejoj largimin e tij për një shumë prej rreth shtatë milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori