LAJMI I FUNDIT:

Dy veteran të CS:GO rikthehen në skenë me një ekip të ri

Dy veteran të CS:GO rikthehen në skenë me një ekip të ri
(Foto: HLTV)

Organizata ESC ka shpallur një listë tërësisht ukrainase, me dy veteranët, Ioann “⁠Edward⁠” Sukhariev dhe Vladyslav “⁠bondik⁠” Nechyporchuk.

ESC është një organizatë gjermane e eSports me histori që kohës së Counter-Strike 1.6.


Organizata u bë e famshme me formacionin polak të njohur si Golden Five me lojtarë si Wiktor “⁠TaZ⁠” Wojtas , Filip “⁠NEO⁠” Kubski dhe Jarosław “⁠pashaBiceps⁠” Jarząbkowski në 2012.

Gjatë muajit të fundit, ESC ka qenë ngadalë duke zbuluar listën e tyre, pjesë-pjesë, duke njoftuar fillimisht nënshkrimin e Edward , më pas Bondik si kapiten të ekipit dhe më pas ish- lojtarin e FlipSid3 Oleksandr “⁠Shara⁠” Hordieyev si trajner, shkruan HLTV.

Treshja që do ti bashkohet këtij formacioni janë Oleksandr “⁠Smash⁠” Turchyn , , Daniil “⁠t3ns1on⁠” Kashura dhe Maxim “⁠MUV⁠” Ulyanchenko .

Lojtari më i suksesshëm i këtij ekipi është Edward, i cili ka qenë kampion i shumë turneve me ekipin Na’Vi, si dhe nën kampion i tre turneve Major. /Telegrafi/