LAJMI I FUNDIT:

Dy mënyra se si Arsenali mund të rreshtohet në fushë, me Ivan Toney në formacion

Dy mënyra se si Arsenali mund të rreshtohet në fushë, me Ivan Toney në formacion

Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, raportohet se po ëndrron për një kalim tek Arsenali vitin e ardhshëm, sapo suspendimi i tij të mbarojë.

“Topçinjtë” me shumë mundësi nuk do të jenë në gjendje që të shpenzojnë shuma të mëdha parash për të nënshkruar me reprezentuesin anglez gjatë janarit, por sidoqoftë mbeten të interesuar për shërbimet e tij.


Ata mund të bëjnë një lëvizje për 27-vjeçarin për të nënshkruar me të gjatë afatit kalimtar veror, duke përforcuar kështu fazën e sulmit para fillimit të sezonit 2024/2025.

Duke marrë parasysh këtë, këto janë dy mënyrat se si Arsenali mund të rreshtohet në fushë me Toneyn dhe pjesën tjetër të ekipit të Mikel Artetas.

Opsioni 1: Toney zë vendin e Jesus në formacion

Toney do të nënshkruhet për shkak të rekordit të tij të jashtëzakonshëm të golave, teksa ka shënuar 20 gola në 33 ndeshje në Ligën Premier sezonin e kaluar.

Ai është një ‘vrasës’ para portës pasi ka dëshmuar në shumë raste se mund të bëjë finalizimin e aksioneve.

Toney po konsiderohet si sulmuesi ideal në sistemin aktual të Artetas (4-3-3) dhe mund ta larë në bankën rezervë Gabriel Jesus dhe Eddie Nketiah, nëse iu bashkohet atyre vitin e ardhshëm.

Opsioni 2: Formacioni me dy sulmues qendre

Një përparësi që ofron Toney është fakti që ai mund të luajë në një sistem me dy sulmues qendre. Kjo do të thotë se nëse Arteta vendos për një sistem 4-4-2 me Jesus përkrah tij, Arsenali mund të bëhet një ekip mjaft i rrezikshëm.

Arteta nuk e përdor shumë këtë sistem momentalisht, por mund të ndryshoj mendje në rast se ata nënshkruajnë me Toney.

Me Toney, Jesus, Saka dhe Martinelli në sulm, “Topçinjtë” mund të shndërrohen në një makth për kundërshtarët./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Top ylli i Bayernit po vuan nga një lëndim – pjesëmarrja e tij ndaj Real Madridit në dyshim serioz

Liga e Kampionëve
Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Nëntë pritje dhe nota më e lartë, shkëlqimi i Arijanet Muric që i vetëm ndali Manchester Unitedin

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Gol në sekondën e fundit, Leverkuseni vazhdon të jetë i pamposhtur në këtë edicion

Bundesliga
Kalo në kategori