LAJMI I FUNDIT:

Dumfries pritet të jetë pasues i Hakimit, Interi tashmë ka nis bisedimet me agjentin e holandezit

Dumfries pritet të jetë pasues i Hakimit, Interi tashmë ka nis bisedimet me agjentin e holandezit

Klubi italian, Interi i ka vënë sytë mbrojtësit të PSV Eindhoven, Denzel Dumfries dhe thuhet se ka hapur bisedime me agjentin e lojtarit holandez.

25-vjeçari e sheh kontratën e tij me PSV të skadojë në qershor të vitit 2023 dhe sipas Calciomercato.com, klubi holandez e vlerëson atë në 20 milionë euro.


Interi nuk është i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar nga klubi, por ka hapur bisedime me agjentin e lojtarit, duke shpresuar të gjejë një mënyrë për të përfunduar një marrëveshje.

Sipas raportit, Interi mund të përballojë të nënshkruajë lojtarin në huazim me një mundësi blerje, por mbetet të shihet nëse PSV do të pajtohet me kushte të tilla, duke pasur parasysh që 25-vjeçari ishte një nga lojtarët më të mirë për Holandës në Euro 2020 me dy gola në katër paraqitje.

Yjet, zbulimet dhe befasitë e Euro 2020 në fazën e grupeve
Lexo po ashtu Yjet, zbulimet dhe befasitë e Euro 2020 në fazën e grupeve

Kampionët e Serie A janë në kërkim të një mbrojtësi të ri të djathtë pas transferimit të Achraf Hakimit në Paris Saint-Germain.

Transferimi i yllit të Marokut nuk është zyrtar ende, por drejtori i Interit, Beppe Marotta konfirmoi këtë javë se marrëveshja është bërë në mënyrë që Hakimi të bashkohet me gjigantët e Ligue 1 në një lëvizje prej 70 milionë eurosh.

Dumfries është emri i përmendur si kandidat për të zëvendësuar Hakimin.

Sipas raporteve, Hector Bellerin, Davide Zappacosta dhe Nahuel Molina po monitorohen gjithashtu nga kampioni aktual i Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori