LAJMI I FUNDIT:

Yjet, zbulimet dhe befasitë e Euro 2020 në fazën e grupeve

Yjet, zbulimet dhe befasitë e Euro 2020 në fazën e grupeve

Euro 2020 tashmë është në mes të rrugës, pasi ka përfunduar fazave e grupeve.

Janë zhvilluar 36 nga 51 ndeshjet, ndërsa nga e shtuna futemi në fazën finale.

Tani është koha të bëjmë një vlerësim të asaj që kemi parë deri më tani, dhe të pikasim yjet më të mëdhenj dhe ata që befasuan në Kampionatin Evropian të kësaj vere, shkruan Marca.

Goran Pandev (Maqedonia e Veriut)

Në moshë të madhe si sportist ai bëri debutimin në një turne të madh, ku Pandev shënoi një gol në humbjen 3-1 ndaj Austrisë. Ai u bë golashënuesi i dytë më i vjetër në historinë e turneut. Pas 122 ndeshje dhe 38 gola ai u pensionua nga kombëtarja.

Raheem Sterling (Angli)

“Tre Luanët” kanë pasur një numër lojtarësh që kanë lënë mbresa deri më tani, por Sterling ka më bërë shumë ndryshim se secili prej tyre. Në 45 ndeshjet e tij të para për vendin e tij ai shënoi vetëm dy gola, por ka shënuar 14 gola në 19 ndeshjet e fundit, duke i dhuruar edhe dy fitore me nga 1-0 kundër Kroacisë dhe Republikës Çeke.

Billy Gilmour (Skoci)

I riu i Chelsea ka shumë talent dhe ai vodhi shfaqjen në barazimin pa gola të ndeshjes Skoci – Angli në raundin e dytë. Ai ishte ylli i ndeshjes, por pastaj rezultoi pozitiv me COVID dhe nuk luajti në takimin vendimtar me Kroacinë.

Joel Pohjanpalo (Finlandë)

Sulmuesi i Union Berlin ka qenë i kushtëzuar nga dëmtimet gjatë gjithë karrierës së tij, por shënoi golin e fitores kundër Danimarkës – në një ndeshje që do të mbahet mend për arsye të tjera – por ishte i pari i vendit të tij në një Kampionat Evropian.

Patrik Schick (Republika Çeke)

Gjërat nuk kanë shkuar gjithmonë siç ka planifikuar sulmuesi në karrierën e tij, pasi dështoi kur bëri kalimin nga Samporia te Roma. Ai shënoi golin e turneut nga 50 metra kundër Skocisë, dhe pastaj shënoi përsëri kundër Kroacisë për të arritur numrin e tij në tre gola.

Denzel Dumfries (Holandë)

Mbrojtësi i djathtë i PSV Eindhoven po shkëlqen, duke shënuar dy gola dhe duke qenë ylli i ndeshjes në dy takime. Ai ka të ngjarë të ndërrojë klub këtë verë, pasi shumë janë vënë pas tij.

Manuel Locatelli (Itali)

I riu i Sassuolo ka qenë surpriza e madhe në Italinë e Roberto Mancinit. Ai luajti për shkak të mungesës së Marco Verratti, por shkëlqeu kundër Turqisë dhe më pas shënoi dy herë kundër Zvicrës. Edhe Domenico Berardi edhe Leonardo Spinazzola kanë bërë mirë me Azzurrët.

Mikkel Damsgaard (Danimarkë)

Të jesh zëvendësues i Christian Eriksen nuk është kurrë e lehtë, por i riu i rritur te Sampdoria po ia dal mirë. Ai shënoi një ‘predhë’ për të hapur rezultatin në fitoren 4-1 ndaj Rusisë që e dërgoi Danimarkën në 16 më të mirat, ndërsa u bë lojtari i parë i lindur në shekullin 21 që shënoi në Euro 2020.

Denmark star Damsgaard drawing interest from Barcelona

Romelu Lukaku (Belgjikë)

Sulmuesi i Interit është kërcënimi më i madh i Cristiano Ronaldos në garën për të përfunduar si golashënuesi më i mirë këtë verë.

Lidhja e tij me Kevin De Bruyne është e frikshme për mbrojtjet kundërshtare, dhe ai tashmë ka tre gola.

Emil Forsberg (Suedi)

Ai është duke shënuar gola për Suedinë dhe deri tani ka tre, duke e ndihmuar ekipin të kalojë raundin e grupeve.

Në mungesë të Zlatan Ibrahimovic ai duket të jetë lideri i Suedisë.

David Alaba (Austri)

Nënshkrimi i fundit i Real Madrid është një lojtar i ‘çuditshëm’ te Austria, pasi luan si mesfushor organizator, por edhe pozita tjera, ndërsa nuk i bën dëm asnjëherë ekipit.

Ai i bën të gjitha, dhe ai ka ndihmuar skuadrën e tij të jetë në 16 më të mirat për herë të parë në histori, ndërsa në 1/8 do të takohen me Italinë.

Robin Gosens (Gjermani)

Lojtarët e Serie A po dominojnë këtë verë dhe mbrojtësi i krahut te Atalanta është njëri prej tyre, mbi të gjitha në fitoren 4-2 ndaj Portugalisë ku shënoi, asistoi dhe detyroi një autogol.

Ai ishte ylli i ndeshjes dhe ajo ishte padyshim performanca më e mirë individuale deri më tani.

Germany give Gosens standing ovation - Football Italia

Attila Szalai (Hungari)

Disa lojtarë janë rritur me Hungarinë, por askush më shumë sesa ka mbrojtësi i Fenerbahce. Skuadra e tij ishte gjashtë minuta larg nga kalimi prej grupit të vdekjes, ku kishte dy kampionët e fundit të botës dhe kampionët në fuqi të Evropës.

Leicester City target impressive defender for summer transfer swoop

Georginio Wijnaldum (Holandë)

Ai duhet të ishte bashkuar me Barcelonën këtë verë, por në vend të kësaj zgjodhi Paris Saint-Germain.

Francezët duhet të jenë të lumtur kur i shohin paraqitjet e tij për Holandën.

Vetëm Cristiano Ronaldo ka më shumë se tre golat e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori