LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini siguron inkuadrimin në Superligë, Besa dhe Vëllaznimi kërkojnë ngjitjen nga barazhi

Dukagjini siguron inkuadrimin në Superligë, Besa dhe Vëllaznimi kërkojnë ngjitjen nga barazhi
Dukagjini (Foto: KF Dukagjini Klinë/Facebook)

Dukagjini i Klinës është skuadra e dytë që ka siguruar inkuadrimin në IPKO Superligën e Kosovës.

Liga e Parë në futbollin e Kosovës ka kryer sezonin e rregullt, pasi sot (e shtunë) janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 30-të, në përjashtim të asaj Onix-Vushtrria që zhvillohet nesër.


Vushtrria është klubi i parë që ka siguruar ngjitjen në Superligës, ndërsa sot atyre i është bashkuar edhe Dukagjini nga Klina.

Të gjitha lajmet rreth Ligës së Parë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës së Parë

Dukagjini arriti të sigurojë ngjitjen pas fitoren 3-0 ndaj Drenasit dhe falë gabimit të Besës së Pejës në udhëtim te Kika, që barazuan 1-1.

Dukagjini do luaj në Superligë sezonin e ardhshëm (Foto: KF Dukagjini Klinë/Facebook)

Përveç Besës së vendit të tretë, inkuadrimin në Superligë përmes barazhit do ta kërkojnë edhe klubi tjetër i madh, Vëllaznimi që sot humbi në shtëpi 1-2 nga Bashkimi i Koretinit.

Fushë Kosova dhe Kika e Hogoshtit janë dy skuadrat që do të bien në Ligën e Dytë, ndërsa Ramiz Sadiku dhe Bashkimi do ta kërkojnë mbetjen në Ligën e Parë me ndeshjet Play-Out.

Të gjitha rezultatet e javës së 30-të:

Kika – Besa 1-1

Dukagjini – Drenasi 3-0

Ramiz Sadiku – 2 Korriku 2-1

Vëllaznimi – Bashkimi 1-2

Vllaznia – Trepça 2-0

Arbëria – Istogu 4-1 FT

Fushë Kosova – Vitia 1-0

Onix – Vushtrria zhvillohet të dielën nga ora 16:00.

Tabela pas përfundimit të ndeshjeve: 

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori