LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini merr një pikë në udhëtim te Drita

Dukagjini merr një pikë në udhëtim te Drita
(Foto: Facebook/Drita FC)

Drita dhe Dukagjini i kanë ndarë pikët (0-0) në ndeshjen e javës së 34 në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Gjysma e parë e takimit të zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan nuk prodhoi shumë raste shënimi, ashtu që skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.


Në fraksionin e dytë u akordua penallti në favor të nikoqirëve, mirëpo Altik Muhaxhiri priti penalltinë e ekzekutuar nga Marko Simonovski.

Kjo pikë i shërben Dukagjinit në garën për mbijetesë, pasi ndodhet në vend të gjashtë me 46 pikë, dy më shumë se Malisheva dhe Drenica që ndodhen më poshtë në renditje.

Drita qëndron në vend të tretë me katër pikë më shumë se Llapi që ndodhet një pozitë prapa dhe katër pikë më pak se Gjilani që mban vendin e dytë prapa kampionit Ballkani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Jean-Philippe Mateta, golashënuesi i papritur që pushtoi Ligën Premier – e kishin në klub, por nuk llogaritën në të deri tani

Premier League
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo
Kalo në kategori