LAJMI I FUNDIT:

Dua, Rita dhe yjet e tjerë do të mbajnë trëndafila të bardhë në Brit Awards

Dua, Rita dhe yjet e tjerë do të mbajnë trëndafila të bardhë në Brit Awards

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për muzikë Brit Awards do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme.

Organizatorët kanë zbardhur disa detaje rreth ngjarjes kryesore muzikore në Britani të Madhe, që do të jetë tejet e rëndësishme edhe për publikun shqiptar.

E gjithë kjo pasi që në të do të jenë të pranishme edhe dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Këto dy të fundit së bashku me koleget tjera duke përfshirë prezantuesit dhe të ftuarit do të bartin një trëndafil të bardhë si simbol i solidaritetit.

E gjithë kjo në saje të mbështetjes së lëvizjes #TimesUp, e cila po u bën thirrje femrave të tregojnë rastet e abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale.

Pos Dua Lipës, që është e nominuar në pesë kategori, edhe Sam Smith, Ed Sheeran dhe Paloma Faith janë ndër artistët që mund të shpërblehen.

Theksojmë se Dua Lipa ka marrë pesë nominime – më shumë se çdo artist tjetër femër në historinë e ceremonisë.

Ndryshe, mbrëmje gala do të mbahet më 21 shkurt në kryeqytetin britanik të Londrës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori