LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa do të dhurojë spektakël edhe në “Brit Awards 2021”

Dua Lipa do të dhurojë spektakël edhe në “Brit Awards 2021”

Që është ndër artiste me famë ndërkombëtare që po korrë sukses, tashmë është tejet e dukshme.

Andaj, Dua Lipa do të jetë performuese edhe në “Brit Awards 2021”, për të dhuruar spektakël siç di ajo.


Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa shpërndarë edhe një imazh atraktiv.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ajo në përshkrim ftoi fansat që ta ndjekin, teksa do të performojë më 11 maj të këtij viti.

Fansat e përkushtuar të saj menjëherë filluan me komente, ndërsa mezi prisnin që të dalë në skenë.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ndërkohë, Dua ishte fituese e çmimit për albumin më të mirë të zhanrit ‘Pop’ në “Grammy Awards 2021”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)