LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shkëlqen në të kuq në koncertin e fundvitit ‘Jingle Ball’

Dua Lipa shkëlqen në të kuq në koncertin e fundvitit ‘Jingle Ball’

Dua Lipa riafirmoi epitetin e saj të superyllit, teksa performoi gjatë koncertit ‘Jingle Ball’ të KIIS FM, i cili u mbajt në Kia Form në Inglewood, Kaliforni të premten mbrëma.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, 27 vjeçe, dominoi skenën – pasi u ngjit në tapetin e kuq – e veshur me një triko të kuqe me një sup me detaje të zeza.


Ajo mori vëmendjen me një prerje te pjesa e gjoksit, e cila vinte në pah dekoltenë e saj të hapur, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “New Rules” dukej në formë si kurrë më parë, shpesh duke ngritur fundin e fustanit për të treguar këmbët e saj të tonifikuara.

Ajo performoi në skenë me një palë çizme të gjata të zeza.

Flokët brune të Duas ishin lënë në valë të lirshme, ndërsa sa i përket makijazhit, këngëtarja e zjarrtë zgjodhi një ngjyrë të ngrohtë kafe nëpër qepallat e saj.

Për t’iu përshtatur pamjes së saj të kuqe të zjarrtë, Lipa kishte realizuar një manikyr të kuq në gishtat e saj.

Fituesja e çmimeve “Grammy” tërhoqi vëmendjen teksa interpretoi hitet e saj më të mëdha për një turmë të madhe fansash.

Asaj iu bashkua një trupë kërcimtaresh femra të veshura të gjitha me bluza të zeza elastike dhe pantallona të nxehta.

Ata shpesh performonin rreth Dua Lipës, ndërsa ajo qëndronte e sigurt në qendër të skenës.

Në një moment gjatë shfaqjes, ylli mbante një ombrellë transparente.

Emra të tjerë të njohur që kanë kënduar në koncertet e “Jingle Ball” si: Bebe Rexha, Jack Harlow, Pitbull, Khalid, Lewis Capaldi, Ava Max, Dove Cameron, Jax dhe Nicky Youre. /Telegrafi/