LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa me një tjetër paraqitje plot stil, shkon e mbuluar në shfaqjen e radhës nga Java e Modës në Paris

Dua Lipa me një tjetër paraqitje plot stil, shkon e mbuluar në shfaqjen e radhës nga Java e Modës në Paris

Dua Lipa tregoi një figurë elegante të trupit e veshur me një kostum të zezë ndërsa ndoqi shfaqjen e “Saint Laurent” gjatë Javës së Modës në Paris të martën në mbrëmje.

Këngëtarja 27 vjeçe, dukej e pabesueshme ndërsa kishte vënë sipër kostumit një xhaketë lëkure të zezë me një rrip të koordinuar.


Ajo i shtoi centimetra lartësisë së trupit të saj me një palë taka të errëta, ndërsa pozonte me duar në xhepat e saj, shkruan DailyMail.

Dua dukej edhe më tërheqëse me një shami të vendosur në formë kapuçi mbi flokët e saj të mbledhura.

Për aksesorë, ajo zgjodhi një palë vathë të artë dhe një unazë të koordinuar.

Interpretuesja e hitit “Love Again” zgjodhi për një palë syze dielli të mëdha të errëta, të cilat ajo më vonë i hoqi duke zbuluar makijazh të veçantë të aplikuar në fytyrën e saj.

Kjo paraqitje e saj vjen pasi Dua thuhet se po punon në albumin e tretë në karrierën e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u ngrit në famë me albumin e saj të parë, me titull “Dua Lipa”, dhe albumin e saj të fundit, “Future Nostalgia”, i cili pak tejkaloi 10 miliardë klikime.

Fituesja gjashtë herë e çmimit “Brits” tani ka kaluar qindra orë në studion e incizimit midis seksioneve të turneut të saj botëror.

Një i brendshëm pranë artistes tha për The Sun: “Albumi i tretë i Duas është me të vërtetë personal për të dhe ajo ka punuar në çdo hap”.

“Ajo ka kaluar qindra orë në studio dhe ka kompozuar në çdo këngë – kjo është me të vërtetë e rëndësishme për të”.

Dua Lipa në Javën e Modës në Milano (Foto: Arnold Jerocki/Getty Images)

“Dua ka qenë shumë e qartë në lidhje me drejtimin e saj në mbajtjen e tij të mirëfilltë, por ajo do të jetë shumë më zbuluese në tekstet e saj”, shtoi burimi.

Burimi gjithashtu la të kuptohet për bashkëpunime të mëdha në album pasi ‘artistë të talentuar’ po kërkojnë të punojnë me të.

Dua Lipa në Javën e Modës në Milano (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images)

Përndryshe, albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” fitoi çmimin ‘Grammy’ si ‘Albumi më i mirë i një vokali pop’ në vitin 2021. /Telegrafi/

Dua Lipa në Javën e Modës në Milano (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori