Dua Lipa është prej artisteve më të suksesshme dhe më të kompletuara në botë.

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore pas shumë angazhimeve, së fundi ka gjetur kohë për tu rikthyer në studion muzikore për realizmin e këngëve të reja.


Kështu ka bërë të ditur në postimin e radhës në llogarinë e saj në Insatgram, ku shihet së bashku me ekipin e saj gjatë incizimit të projekteve të reja.

dualipa 247390477 624453788567123 5847780950312528474 n Foto: Dua Lipa/Instagram

“Hey le të shkojmë”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve, ndërsa shihet me një veshje të thjeshtë, bluzë të shkurtër të bardhë, pantallona të zi dhe një xhaketë ngjyrë kafe të lehtë, teksa shfaqet pa grim.

dualipa 248434247 1040522516697715 122985913264785348 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Aktualisht , 26-vjeçarja po shijon suksesin e këngës së fundit “Cold Heart” që solli në bashkëpunim me Elton John.

dualipa 247788890 3054340658177704 5400051009696255428 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Dua së fundi u nominua në dy kategori në ndarjen e çmimeve “MTN Europe Music Awards” , që do të mbahet me 14 nëntor në Papp Laszlo Budapest Sport Arena të Hungarisë. /Telegrafi/