LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa: Mezi po pres të vi në Kosovë

Dua Lipa: Mezi po pres të vi në Kosovë

Disa ditë para mbajtjes së koncertit në Prishtinë, Dua Lipa ka folur për ngjarjen të cilën e ka cilësuar si të veçantë për faktin se të hyrat nga shitjet e biletave do t’i dorëzohen një fondacioni për bamirësi që është krijuar nga veta këngëtarja.

Përmes një komunikate për media, organizatorët e koncertit që do të mbahet më 30 korrik kanë falënderuar edhe vullnetarët që po ndihmojnë organizimin e koncertit.

Në këtë kumtesë është bashkëngjitur edhe një përshëndetje e Dua Lipas për përkrahësit e saj. Ajo ka thënë se mezi pret që të vijë në Kosovë.


Dalin në shitje biletat për koncertin e Dua Lipës
Lexo po ashtu Dalin në shitje biletat për koncertin e Dua Lipës

“Një falënderim të veçantë për përkrahësit dhe organizatorët që po bëjnë punë të shkëlqyeshme për koncertin dhe në të njëjtën kohë po e ndihmojnë Fondacionin Sunny Hill ku 100 për qind e të ardhurave nga shitja e biletave do të shkojnë për bamirësi,” ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

“E di që Kosova e Prishtina do të jenë gjithmonë me mua. Mezi pres që të jem me ju dhe të argëtohemi së bashku,” ka thënë këngëtarja nga Kosova që ka bërë famë edhe në skenën ndërkombëtare.

“Love you shumë, Dua”, ka shkruar ajo.

Koncerti i saj do të mbahet më 30 korrik në parkun e Gërmisë. Në Prishtinë tashmë janë vendosur disa lajmërime për koncertin e saj.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
Kalo në kategori