LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa kujton kohën kur lansoi projektin e parë muzikor në karrierë

Dua Lipa kujton kohën kur lansoi projektin e parë muzikor në karrierë
Dua Lipa (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Artistja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, e kishte nisur karrierën intensivisht në vitin 2014.

Në një datë si kjo, ajo kishte publikuar projektin e saj të parë muzikor, “New Love”, me të cilin kishte bërë bujë në tregun ndërkombëtar.


Kjo këngë kishte rënë edhe në syrin e grupit të famshëm “One Direction”, të cilët aso kohe i kishin bërë një urim dhe dedikim artistes shqiptare  në Facebook, për nisjen e mbarë të karrierës së saj.

Sot pas katër vitesh, me një numër të madh hitesh e miliona dëgjime në platformat muzikore, Dua Lipa shquhet si njëra prej artisteve më në top të momentit.

Ajo ka vendosur që publikimin e këngës së parë ta kujtojë përmes një ripostimi në InstaStory.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

“Urime katërvjetori i publikimit të këngës sime të parë! New Love”, ka shkruar Dua Lipa në Instagram.

Pas këngës “New Love”, Dua pati një ngjitje të vazhdueshme në karrierë edhe me hitet pasuese si “Be the One”, “New Rules”, “IDGAF” etj. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)