LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa kërkon mbi tre milionë dollarë për të performuar për Galatasaray

Dua Lipa kërkon mbi tre milionë dollarë për të performuar për Galatasaray
Dua Lipa

Pas shpalljes kampion për herë të 25-të në Superligën turke, Galatasaray kishte planifikuar një festë madhështore për tifozët dhe historinë e klubit.

Sipas raportimeve nga media turke, klubi kishte synuar të ftonte superyllin e muzikës pop, Dua Lipa, për të performuar në ceremoninë festive.

Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, thuhet se kërkoi 3.5 milionë dollarë për një paraqitje live, shkruan DailyMail.


Dua Lipa

Kjo shifër u konsiderua tepër e lartë nga drejtuesit e klubit stambollit dhe, si rrjedhojë, oferta nuk u pranua.

Pavarësisht refuzimit të bashkëpunimit me këngëtaren, festimet për titullin e 25-të kampion të Galatasaray do të mbahen.

Kjo arritje historike i jep klubit të drejtën të vendosë pesë yje mbi stemën – një simbolikë e futbollit turk që përfaqëson çdo pesë tituj të fituar.

Themeluar në vitin 1905, nga djali i shkrimtarit shqiptar, Sami Frashëri, Aliu, Galatasaray mbetet skuadra më e dekoruar në historinë e futbollit turk, duke forcuar edhe më tej dominimin dhe trashëgiminë e saj sportive. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Lily Collins duket elegante si gjithmonë me një fustan të ngushtë deri poshtë gjurit teksa xhiron skena për sezonin e pestë të “Emily in Paris”

Lily Collins duket elegante si gjithmonë me një fustan të ngushtë deri poshtë gjurit teksa xhiron skena për sezonin e pestë të “Emily in Paris”

Magazina
Lidhja e Yamal me influenceren 12 vjet më të vjetër, kjo e fundit merr kërcënime

Lidhja e Yamal me influenceren 12 vjet më të vjetër, kjo e fundit merr kërcënime

Magazina
Amanda Holden u shfaq elegante me një fustan veror gjatë paraqitjes së saj në Londër

Amanda Holden u shfaq elegante me një fustan veror gjatë paraqitjes së saj në Londër

Magazina
Johnny Depp vizitoi fëmijët në një spital spanjoll, me energji pozitive, ai u solli buzëqeshje në fytyrat e tyre

Johnny Depp vizitoi fëmijët në një spital spanjoll, me energji pozitive, ai u solli buzëqeshje në fytyrat e tyre

Magazina
Moment i sikletshëm mes Brad Pitt dhe të dashurës së tij Ines de Ramon në tapetin e kuq

Moment i sikletshëm mes Brad Pitt dhe të dashurës së tij Ines de Ramon në tapetin e kuq

Magazina
Meghan Markle pohon se e kishte vështirë të gjente punë si aktore përpara serialit Suits

Meghan Markle pohon se e kishte vështirë të gjente punë si aktore përpara serialit Suits

Magazina
Kalo në kategori