LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa iu buzëqesh paparacëve, ndërsa i dashuri i saj fshihet që të mos bie në sy

Dua Lipa iu buzëqesh paparacëve, ndërsa i dashuri i saj fshihet që të mos bie në sy

Dua Lipa, 27 vjeç, u shfaq në Londër për një takim këtë të premte me të dashurin e saj, regjisorin francez Romain Gavras, 42 vjeç.

Romain është djali i regjisorit greko-francez Costa-Gavras, vepra më e njohur e të cilit përfshin thrillerin politik të errët komik, “Z”, shkruan DailyMail.


Dalja e tij e fundit me Duan ndodhi në fundjavën e shfaqjes së filmit të ri “Barbie”, ku Dua Lipa ka një rol në të dhe këndon kolonën zanore të tij.

Vëzhguesit e industrisë kanë qenë në tentativë për përballjen e biletave mes “Barbie” dhe “Oppenheimer”, pasi të dyja prodhimet patën premierën në të njëjtën kohë.

Pas lajmeve se “Barbie” ia kaloi “Oppenheimer” në parashikime, Dua u shfaq me një humor shumë të mirë të premten mbrëma.

Artistja e lindur në Londër mund të shihej duke qeshur, ndërsa qëndronte në sediljen e pasme të veturës së saj gjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin e saj të lindjes.

Ajo dukej elegante e veshur me një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe një palë xhinse, të kombinuara me këpucë lëkure të zeza dhe një çantë dore.

Duke mprehur tiparet e saj me makijazh, Dua, prejardhja e së cilës është shqiptare nga Kosova, i la flokët e saj të mëndafshtë të rrjedhnin lirisht mbi supet e saj.

Ndërkohë, i dashuri i saj kishte veshur pantallona dhe bluzë të bardhë dhe një xhaketë ngjyrë ulliri.

Nata e tyre jashtë në qytet përfshiu një vizitë në Chiltern Firehouse, një pikë e besueshme e të famshmëve në Londër.

Romain zhvilloi një reputacion ndërkombëtar duke qenë regjisor i klipeve të famshme si “Bad Girl”s nga M.I.A. dhe “No Church In The World” nga Kanye West.

Filmat e tij artistikë përfshijnë “The World Is Yours”, me protagonistë mbretëreshën legjendare të kinematografisë franceze, Isabelle Adjani, dhe yllin e dashur të filmit, Vincent Cassel.

Romain nisi një lidhje me Duan këtë shkurt, pasi dyshja u panë bashkë në një festë.

Pas muajsh thashetheme romantike, dyshja zyrtarizuan lidhjen e tyre në tapetin e kuq në premierën e “The King Of Algiers” në Festivalin e Kanës, në maj.

Romanca e tyre kohët e fundit ra nën vëzhgim kur Dua publikoi një ‘selfie’ të realizuar në pasqyrë – duke zbuluar atë që dukej si gjurmët e duarve në derën e mjegulluar të dushit pas saj.

Si rrjedhojë fotografia u komentua me të madhe në rrjetet sociale, me alduimet se çfarë kishte ndodhur mes çiftit pak para se ajo ta realizonte foton. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori