LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa flet për mënyrën se si u përhapën thashethemet për “shtatzëninë” e saj: Është qesharake

Dua Lipa flet për mënyrën se si u përhapën thashethemet për “shtatzëninë” e saj: Është qesharake

Dua Lipa qeshi me thashethemet e shtatzënisë së mundshme, duke këmbëngulur se nuk po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Anwar Hadid.

Këngëtarja e hitit “Don’t start now” u bë virale në internet javën e kaluar javën e kaluar kur në mbishkrimin e disa fotografive në Instagram vendosi disa emoji, duke përfshirë: zemrat, shishet e foshnjave, arinjtë e pelushi dhe yjet, shkruan Metro UK.


25-vjeçarja ndryshoi me shpejtësi mbishkrimin, por fansat mbetën ende në pyetje nëse kjo ishte mënyra e saj për të njoftuar se kishte një fëmijë rrugës. Në një intervistë të re për “Jimmy Kimmel Live”, ajo i hodhi poshtë të gjitha spekulimet, duke thënë se mund të qetësohen të gjithë tani.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Kur u pyet për postimin, ylli qeshi: “Kjo është qesharake. Padyshim që mund t’i shihni të gjitha emojit më sipër. Më pëlqen të gjej pak emoji të rastësishëm, vendosa një shishe të vogël për bebe, një engjëll të vogël, disa shkëlqime. E rastësishme. Unë me të vërtetë nuk e mendova këtë. E postova dhe pastaj shikoj komentet dhe dikush thotë: ‘a është shtatzënë?’ Dhe shikoj foton, shikoj komentin, shikoj foton, shikoj komentin dhe isha si: “Me siguri nuk dukem shtatzënë?”.

“Dhe pastaj unë shoh që njerëzit kanë qenë duke shkruar histori duke thënë se unë postova një mesazh të fshehtë që unë mund të kisha njoftuar shtatzëninë time. Kështu që unë thjesht fshiva titullin, por nuk isha mjaft e zgjuar dhe nuk e hoqa nga Twitter”.

Duke sqaruar gjërat edhe një herë, Dua deklaroi: ‘Unë nuk jam shtatzënë, vetëm për ta sqaruar atë. Jo shtatzënë’. Ajo gjithashtu bëri shaka se nuk do të zbulonte një shtatzëni të ardhshme përmes emoji-ve.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua ka tash e sa kohë që është në lidhje me modelin 21-vjeçar Anwar Hadid – vëllai i Bella dhe Gigi Hadid – që nga qershori i vitit 2019, por zogjtë e dashurisë kanë arritur të mbajnë pjesën më të madhe të romancës së tyre private.

Dua e komentoi lidhjen e saj në një bisedë të sinqertë së fundmi për Revistën ‘Vogue’, ajo tha: “Ne kemi të gjitha këto kujtime dhe përvoja të mrekullueshme, dhe nëse ka diçka që duam ta ndajmë së bashku, atëherë në rregull kjo është kënaqësi”.

“Por në të njëjtën kohë, ne jemi mjaft privatë – ne do t’ju tregojmë vetëm aq sa dëshirojmë të shihni. Është pak për të dhënë dhe marrë, duke u përpjekur të gjej ekuilibrin e duhur të të qenit kaq e ngazëllyer dhe e dashuruar, dhe të dëshirosh ta ndash atë me njerëzit përreth meje. Unë dua të jem në gjendje të jem vetëm e lumtur në këtë marrëdhënie pa pasur mendimet e njerëzve të tjerë”, ka thënë këngëtarja shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori