Drita Martini një menaxhere e suksesshme shqiptare që po bën emër në Bruksel, këto ditë ishte në Kosovë dhe përveç shpalosjes së saj të projektit të saj për mbështetje të modelizmit ajo ka edhe një mision humanitar të përkujdesjes së femrave shqiptare të cilat janë viktima të zakoneve kanunore të Veriut të Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë Drita takoi miq, gazetarë e artistë të Kosovës si dhe pati një paraqitje në Kohavision ku shpalosi projektet e kompanisë Martini Project International Top Models(Song).


Për Dritën ka komponuar një këngë melodike shumë të përzemërt nga këngëtari Llesh Prenga.

Ajo ka edituar këtë këngë duke e ilustruar me fotografi të aktivitetit të saj në Bruksel në projektet e modelizmit dhe gjatë takimeve të saja në Kosovë. /BotaPress/Telegrafi/