LAJMI I FUNDIT:

Drita – Feronikeli, formacionet zyrtare të derbit të javës në Superligë

Drita – Feronikeli, formacionet zyrtare të derbit të javës në Superligë

Drita dhe Feronikeli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.

Klubi gjilanas është nikoqir i drenicasve në takimin derbi të javës, i cili do të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan me fillim nga ora 15:00.


Ekipi i Ardian Nuhiut vjen në këtë ndeshje me formë të dobët, pas humbjes nga Prishtina dhe barazimit me Besën, kështu që synon t’i kthehet fitores për të mbetur në garë për titull dhe gara evropiane.

Në anën tjetër, ekipi i Klodian Duros ka tri humbje dhe një barazim nga katër ndeshjet e fundit dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim, pasi një humbje do ta fuste në krizë dhe zonën e rrezikshme për rënie nga kategoria.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, edhe përkundër mungesave.

Drita: Maloku; Limani, Jamal, Cuculi, Blakçori; B.Shabani, Vucaj; Xh.Shabani, Fazliu, Alidema; Haxhimusa;

Feronikeli: Smakiqi; Loshi, Thaqi, Malaj, Hoxha; Dabiqaj, Pllana, Milickovic; Carioca, Simonovski, Maliqi;

/Telegrafi/