Drita gjobitet me 1.500 euro, pezullime te Gjilani


Komisioni disiplinor i shkallës së parë pranë FFK-së i ka shqyrtuar procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar, si edhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga mesjava që shkoi.
Në kuadër të vendimeve të marra, klubi Drita është gjobitur me 1.500 euro "për lëshime në organizimin e ndeshjes" ndaj Feronikelit dhe "për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e spektatorëve të saj (hedhje e gjësendeve në fushë, mjeteve piroteknike si me i theksuar minuta e 45 gjuajtje me shufër të metaltë në drejtim të asistentit Fatlum Berisha)" në ndeshjen kundër Gjilanit.
Skuadrës së Gjilanit i është pezulluar përfaqësuesi zyrtar i klubit, Agron Korça "për largim nga hapësira teknike – pankina e lojtarëve rezervë (manifestim i sjelljeve josportive; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor Genc Nuza – minuta e 45)" dhe ekonomi Ahmet Qehaja "për manifestim të sjelljeve josportive (fyerje dhe sharje pas përfundimit të ndeshjes drejtuar lojtarëve të ekipit kundërshtar)".
DËNOHET Me të holla në shumë prej ; 1500 euro (njëmijë e pesëqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita e sjelljes së këtij vendimi – rrespektivisht data e pranimit të tij. AGRON KORÇA - përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “GJILANI" nga Gjilani me numër të ID kartelës 007064M71 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për largim nga hapësira teknike – pankina e lojtarëve rezervë (manifestim i sjelljeve josportive; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor Genc Nuza – minuta e 45) në ndeshjen e javës së; XXX-të të ValaSuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar me date 02.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar) PEZULLOHET Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i pezulluar Agron Korça. Afati datë 07.05.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1.) AHMET QEHAJA - ekonom i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive (fyerje dhe sharje pas përfundimit të ndeshjes drejtuar lojtarëve të ekipit kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XXX-të të valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 02.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Gjilan); PEZULLOHET Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga ekonomi i pezulluar Ahmet Qehaja . Afati datë, 07.05.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
/Telegrafi/






































