LAJMI I FUNDIT:

Drejtuesit e shtetit në Arabinë Saudite gjithashtu po kërkojnë të afrojnë Leo Messin, gati t’i ndihmojnë klubet

Drejtuesit e shtetit në Arabinë Saudite gjithashtu po kërkojnë të afrojnë Leo Messin, gati t’i ndihmojnë klubet

Dy skuadrat në ligën e Arabisë Saudite janë të vendosura për të nënshkruar me Leo Messin, ndërsa shuma e ofruar për argjentinasin do të tejkalonin paratë do të marr Cristiano Ronaldo në Al Nassr.

Dy skuadra janë të gatshme t’i paguajnë argjentinasit rreth 350 milionë euro në sezon.


Al-Hilal (Riyadh) dhe Al Itihad (Jedah) janë skuadrat që kanë kërkuar ndihmë nga qeveria për të bërë ofertën.

Ndodh që të dyja klubet të sanksionohen nga FIFA dhe nuk mund të nënshkruajnë deri në verën e ardhshme për shkak të parregullsive në operacione të ndryshme.

Në fakt, Al-Hilal ishte klubi i parë që iu afrua Cristiano Ronaldos, por ndëshkimi që mori nga FIFA i pengoi ata të vazhdonin me nënshkrimin e mundshëm të portugezit i cili pastaj qëndroi në Manchester United deri në nëntor.

MARCA shkruan se gjithçka po lëviz në Arabinë Saudite javët e fundit dhe prania e Cristiano Ronaldos në Al Nassr e ka kthyer vendin në qendër të vëmendjes.

Marrëveshja me CR7 nuk do të jetë e fundit dhe tani lojtarët e tjerë të mëdhenj do të shikojnë nga futbolli i Arabisë Saudite dhe do të duan t’i bashkohen kësaj tendence, pasi duan të rriten në aspektin sportiv.

Argjentinasi dhe PSG kanë hedhur tashmë bazat për një sezon tjetër në Francë, pasi Messi duket i vendosur të vazhdojë të konkurrojë për titujt kryesorë në Evropë edhe për një sezon tjetër, por skuadrat saudite nuk do të dorëzohen aq lehtë.

Ata kanë para, aq më tepër që qeveria ka vendosur të bëjë shumë më shumë për futbollin.

Emra të tjerë që janë shfaqur javët e fundit janë ata të Luka Modric, Sergio Ramos, Angel Di Maria, Isco dhe madje edhe Sergio Busquets, si dhe Luis Enrique që supozohet të emërohet si trajner i një klubi.

Deri të enjten, u fol për nënshkrimin e Mesut Ozil në Arabinë Saudite./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori