Drejtori i Barcës flet pas fitores së titullit

Josep Maria Bartomeu ka lëvduar Jose Enriquen për punën e madhe drejt fitimit të titullit të dytë radhazi.
Enrique siguroi trofeun e gjashtë të tij në dy sezone me Barcelonën dhe kjo ka nxitur lëvdata nga drejtori.
“Jam shumë i kënaqur për titullin. NE e merituam. Ne vuajtëm në mënyrë fantastike për të fituar titullin. Lojtarët e deshën trofeun”.
“Nuk ka qenë lehtë. Ka qenë sezon i vështirë, me shumë presion mbi ne. Ne nuk jemi shpallur kampionë deri në javën e fundit dhe kjo tregon se sa i vështirë është ky kampionat”.
“Luis Enrique ka bërë punë të madhe. Ai ka finalizuar një sezon magjik. Tash mendojmë vetëm për Kupën e Mbretit, duam ta sjellim trofeun në shtëpi edhe pse do jetë vështirë ndaj Sevillas”, potencoi Bartomeu. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/05/2016





































