Arsenali ka barazuar me Southamphtonin me rezultat 3-3 në kuadër të javës së 32-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi me gol, pasi që mysafirët shënuan që në minutën e parë me Carlos Jonas Alcaraz pas një gabimi trashanik të portierit Ramsdale.


Pas 14 minutash u vështirësua edhe më shumë ndeshja për Arsenalin, kur The Ëalcott shënoi për 2-0.

d88212cd0b5de7e59cb30a4a3135ef80o2

Vendasit u kthyen në lojë në minutën e 20-të, kur Gabriel Martinelli shënoi për 2-1 pas asistimit të Bukayo Saka.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste të tjera gola më shuë solli.

Kur pritej që Arsenali të kthehej në lojë, në skenë doli Duje Caleta-Car që shënoi me kokë për 3-1.

Topçinjtë vazhduan me sulme për të tentuar të hapnin ndeshjen dhe këtë e bën në minutën e 88-të me kapitenin Martin Odegaard që shënoi për 3-2.

b305099ed49d18c21da5ed27941634d4o2

Pas dy minutash stadiumi Emirates ishte në festë, pasi Bukayo Saka barazoi për 3-3.

Tetë minuta shtesë nuk ishin të mjaftueshme për Arsenalin të shënonte golin e fitores dhe iu desh të pajtohej me barazim.

Arsenal mbetet lider me 75 pikë, pesë më shumë se Man City, që ka dy ndeshje më pak. /Telegrafi/

telegrafi sport app