Për herë të parë pas 12 vitesh, gara për titull në Serie A do të përfundojë në ditën e fundit të sezonit.

Vetëm dy pikë e ndajnë liderin Milan nga Interi i vendit të dytë me kuqezinjtë që kanë nevojë vetëm edhe për një pikë ndaj Sassuolo për të garantuar titullin.

Interi ka përvojë të madhe në luftën për Scudetton deri në fund, pasi ka fituar dhe humbur tituj në vitet e fundit.

Në 28 raste, gara për titull është vendosur në ditën e fundit, por më poshtë i gjeni gjashtë rastet e fundit, që kur Serie A vendosi rregullin që fitorja të vlente tri pikë, nga sezoni 1994/95.

1998-99 – Milani kampioni, Lazio nënkampion

E pabesueshme, por ky do të ishte i pari nga katër sezonet radhazi në të cilat titulli do të vendosej në ditën e fundit të kampionatit.

Lazio kishte një epërsi prej shtatë pikësh ndaj Milanit, por pësoi dy humbje dhe një barazim për të mbetur pa avantazh kur kishte mbetur vetëm edhe një ndeshje.

Milani i Alberto Zaccheroni nuk gaboi pasi mundi Perugian 2-1 për të fituar Scudetton.

1999-00 – Lazio kampion, Juventusi nënkampion

Juventusi i Carlo Ancelottit ishte favorit i madh pasi udhëtonin drejt Perugias që ishte në mes të tabelës në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe kishin dy pikë epërsi ndaj Lazios.

Kishte shumë shi në Perugia gjë që bëri që ndeshja të vonohej, ndërsa Lazio fitoi 3-0 ndaj Regginas në Romën me diell.

Pavarësisht protestave të Juventusit dhe më shumë se një orë vonesë, gjyqtari Pierluigi Collina vendosi që ndeshja të luhej dhe Perugia rrëmbeu një fitore prej 1-0 për t’i dhënë Biancocelestieve Scudetton.

2000-01 – Roma kampion, Juventusi nënkampion

Ishte hera e tretë në historinë e tyre, ku Roma ishte kampione e Italisë – por atyre iu desh të prisnin deri në ditën e fundit për ta konfirmuar këtë.

Roma mori një barazimi ndaj Napolit në ndeshjen e tyre të parafundit të sezonit që i kishte ndaluar të mbyllin qështjen e Scudettos dhe kjo do të thoshte se Juventusi ishte ende në garë pasi qëndronte dy pikë prapa.

Por heroi i Francesco Totti qetësoi tifozët kur shënoi në ndeshjen e fundit ndaj Parmas, ndërsa Vincenzo Montella dhe Gabriel Batistuta shtuan edhe nga nëj gol për fitoren 3-1.

Edhe Juventusi fitoi, por ajo fitore nuk vlente asgjë, pasi Roma festoi në fund.

2001-02 Juventusi kampion, Roma nënkampion, Interi i treti

5 maj. Një ditë famëkeqe në historinë e Interit, e cila kujtohet çdo vit në përvjetorin e saj. Nerazzurrët, të derjtuar nga Hector Cuper, udhëtuan drejt Lazios në krye të tabelës me fatin në duart e tyre, ndërsa kërkonin titullin e parë të kampionatit që nga viti 1989.

E pabesueshme, jo vetëm që Juventus ishte një pikë prapa, por edhe Roma ishte vetëm dy pikë pas zikaltërve, që do të thoshte se tre skuadrat mund të fitonin titullin.

Juve dhe Roma morën fitore, por Interi nga epërsi 2-1, në fund humbi 4-2 dhe e përfundoi sezonin e tretë duke e lënë Ronaldon – si shumicën e tifozëve Nerazzurri – në lot.

2007-08 Interi kampion, Roma nënkampion

Këtë herë ka shkuar më mirë për Interin. Ata shkuan në Parma dy pikë përpara Romës, e cila po vizitonte Catanian.

Me këtë rast ishte Zlatan Ibrahimovic ai që rezultoi vendimtar për Interin, pasi dy golat e tij konfirmuan Nerazzurrët sërish në krye të Italisë.

Në fund edhe një barazim do të kishte bërë punë skuadrës së Roberto Mancinit pasi Roma mund të arrinte vetëm një barazim 1-1 në Catania.

2009-10 – Interi kampion, Roma nënkampion

Njëjtë, dy skuadra të përfshira, Interi dhe Roma dhe saktësisht i njëjti skenar.

Sulmuesi Diego Milito shënoi golin e vetëm të ndeshjes në Siena, që do të thoshte se fitorja 2-0 e Romës ndaj Chievos ishte e parëndësishme.

Milito më pas vazhdoi të vendosë Kupën e Italisë kundër Romës, ndërsa ai gjithashtu shënoi të dy golat për Interin që mundi Bayern Munich 2-0 në finalen e Ligës së Kampionëve./Telegrafi/