LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi pritet të nënshkruajë përfundimisht me Alcacerin këtë vikend

Dortmundi pritet të nënshkruajë përfundimisht me Alcacerin këtë vikend
Paco Alcacer (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Borussia Dortmund thuhet se do ta shfrytëzojë këtë vikend të drejtën e blerjes për sulmuesin spanjoll të Barcelonës, Paco Alacer.

Sulmuesi spanjoll u bashkua në huazim njëvjeçar me të drejt blerje këtë afat kalimtar veror me Dortmundin.


Që nga bashkimi i tij me klubin gjerman, Alcacer ka treguar formë të lartë duke shënuar nëntë gola në vetëm katër paraqitje si titullar.

Kandidatët e pabesueshëm për Këpucën e Artë - Piatek, Stuani, Hazard dhe Alcacer, sundojnë në ligat kryesore
Lexo po ashtu Kandidatët e pabesueshëm për Këpucën e Artë - Piatek, Stuani, Hazard dhe Alcacer, sundojnë në ligat kryesore

Këto paraqitje kanë bërë që Dortmundi të bindet nga cilësitë e tij dhe të vendos për blerjen përfundimtare.

Sipas gazetës gjermane Bild, Dortmundi do të shfrytëzojë mundësinë e blerjes prej 23 milionë eurosh plus pesë milionë eurosh këtë vikend.

Për sulmuesin spanjoll, gjermanët mendojnë t’i ofrojnë kontratë katër vjeçare me tetë milionë euro plus bonuset në sezon.

Watzke konfirmon se Dortmund do ta blejë përfundimisht Alcacerin
Lexo po ashtu Watzke konfirmon se Dortmund do ta blejë përfundimisht Alcacerin

Me këtë kontratë, Alcacer do bëhej lojtari i tretë më i paguar në skuadër pas Marco Reus e Mario Gotze.

Alcacer gjatë kohës së tij dy vjeçare te Barcelona ka filluar vetëm 14 ndeshje në La Liga, ndërsa pas kalimin te Dortmundi ka fituar edhe ftesën nga Spanja pas dy viteve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Kalo në kategori