LAJMI I FUNDIT:

Kandidatët e pabesueshëm për Këpucën e Artë – Piatek, Stuani, Hazard dhe Alcacer, sundojnë në ligat kryesore

Kandidatët e pabesueshëm për Këpucën e Artë – Piatek, Stuani, Hazard dhe Alcacer, sundojnë në ligat kryesore

Stuani, Krzysztof Piatek, Alcacer , Hazard … janë lojtarët kryesorë në La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligën Premier në këtë fillim edicioni.

Këta janë emra të papritur të cilët janë duke i tejkaluar kandidatët e zakonshëm.


Në një ligë ku luajnë Messi, Griezmann, Luis Suarez, Bale, Diego Costa, Benzema etj, është Stuani i cili është golashënuesi më i mirë me tetë gola në tetë ndeshje.

32-vjeçari është një golashënues i provuar pasi shënoi 21 herë edhe sezonin e kaluar.

Stuani arriti në Spanjë në vitin 2009, duke u bashkuar me Albacete në divizionin e dytë.

I dyta në listën është Andre Silva i Sevillas.

Ai shënoi një het-trik në debutimin e tij kundër Rayo Vallecano, dhe vazhdoi me gola ndaj Real Madridit, Levantes dhe Eibarit.

Top-shënuesit në La Liga

Në Itali fjalën kryesore është duke e thënë Krzysztof Piatek, i cili ka ardhur këtë edicion në Serie A  te Genoa për katër milionë euro.

Ai ka shënuar nëntë gola në shtatë ndeshje duke lënë pas emra si Ronaldo e Insigne.

Top-shënuesit në Serie A

Alcacer ka shpëtuar prej se është larguar nga Barcelona duke u kthyer në top sulmues të Bundesligas me gjashtë gola.

Por këto gjashtë gola ai i ka shënuar në vetëm 81 minuta lojë.

Një het-trik kundër Augsburg, dy gola ndaj Bayer Leverkusen dhe një tjetër kundër Eintracht.

Top-shënuesit në Bundesliga

Në Angli është Hazard, ai që e dikton ritmin.

Ai ka gjashtë gola dhe është para Kane dhe Aguero të cilët kanë nga dy më pak. /Telegrafi/

Top-shënuesit në Ligën Premier

Në trend Sport

Më shumë
Reagon më në fund Akil Gjakova

Reagon më në fund Akil Gjakova

Xhudo
Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq - PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Araujo, fytyra tragjike: Barcelona 1-4 PSG, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Dortmundi eliminon me stil Atletico Madridin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori