LAJMI I FUNDIT:

Donny van de Beek te Manchester United: Mesfushori holandez pritet të marr numrin 34 në nderim të Abdelhak Nouri

Donny van de Beek te Manchester United: Mesfushori holandez pritet të marr numrin 34 në nderim të Abdelhak Nouri

Manchester United është në prag të nënshkrimit me mesfushorin holandez Donny van de Beek nga Ajaxi.

23-vjeçari është i vendosur të kalojë në Angli, ndërsa klubi duhet të paguajë rreth 45 milionë euro.


Van de Beek është talenti i fundit i profilit të lartë që pritet të largohet nga Ajaxi, duke ndjekur gjurmët e shokëve të tjerë të skuadrës Frenkie de Jong, Matthijs de Ligt dhe Hakim Ziyech.

Van de Beek pajtohet të kalojë te United - kontratë deri në vitin 2025
Lexo po ashtu Van de Beek pajtohet të kalojë te United - kontratë deri në vitin 2025

Mesfushori holandez ishte një nga lojtarët më të mirë të Ajaxit në sezonin 2019/20, duke shënuar tetë gola dhe dhënë pesë asistime në vetëm 23 ndeshje në Eredivisie.

United po nënshkruan me një nga mesfushorët më premtues në planet, por Van de Beek do të duhet të ndryshojë numrin e fanellës nëse pas mbërritjes në “Old Trafford”.

Numri gjashtë që ai mban te Ajax është i zënë nga Paul Pogba në United, kështu që holandezi është i vendosur të marrë numër tjetër.

Sipas Daily Mail, Van de Beek do të kërkojë fanellën me numrin 34 për të nderuar ish-shokun e tij të akademisë së Ajaxit, Abdelhak Nouri.

Nouri kaloi në ekipin e parë të Ajaxit së bashku me Van de Beek, por ai u dëmtua rëndë gjatë një ndeshje miqësore në vitin 2017 dhe pësoi dëmtime serioze të trurit.

Van de Beek ka deklaruar më parë se si incidenti ende e ndikon në të dhe kjo tregon pse numri 34 është shumë domethënës për të.

“Ai sapo u bashkua me ekipin e parë dhe ne u ulëm pranë njëri-tjetrit në dhomën e zhveshjes në De Toekomst”.

Sipas Van de Beek, Nouri e kishte kërkuar fanellën me numër 34, pasi Ajaxi e kërkone atë titull dhe ishte afër.  Ai nuk arriti ta festojë kurrë, ndërsa shumë bashkëlojtarë ende e vizitojnë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori