LAJMI I FUNDIT:

Donnarumma drejt largimit nga Milani, Rossonerët kanë katër opsione për ta zëvendësuar italianin

Donnarumma drejt largimit nga Milani, Rossonerët kanë katër opsione për ta zëvendësuar italianin
Gianluigi Donnarumma. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Gianluiggi Donnarumma pritet të largohet nga Milani në fund të sezonit, kjo për shkak të politikës së re të klubit.

Milani po mendon që mos të ketë futbollist më të paguar se dy milionë euro në sezon dhe kanë kërkuar nga portieri ta zbret pagën e tij prej gjashtë milionë eurove neto.


Kjo gjë është refuzuar menjëherë nga portieri italian dhe agjenti i tij Mino Raiola që ka filluar të kërkojë një skuadër të re për të.

Milani është pajtuar më në fund që ta shes xhevahirin e tyre dhe synon që nga shitja e Donnarummas të fitojë rreth 50 milionë euro.

Rossonerët kanë katër portierë në listë ku njëri nga ta do të transferohet në verë në San Siro për ta zëvendësuar portierin italian.

Salvatore Sirigu . (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Salvatore Sirigu duket më i arritshmi, pasi mund të merret për vetëm shtatë milionë euro nga Torino.

Gjithsesi emrat e tjerë në listën e Rossonerëve janë edhe Alex Meret i Napolit dhe Juan Musso i Udineses.

Alex Meret

Për të parin Napoli kërkon rreth 30 milionë euro, ndërsa argjentinasi Musso vlerësohet rreth 15 milionë euro.

Juan Musso

Emri i fundit në listën e kuqezinjve mbetet ai i Alessio Cragno të Cagliarit i cili është rikthyer nga një lëndim i rëndë.

25-vjeçari italian ka një vlerë prej 15 milionë eurove dhe pëlqehet më së shumti nga Pioli.

Alessio Cragno

Kuqezinjtë ende nuk kanë vendosur për zëvendësuesin e Donnarummas, por njëri nga katër emrat e lartpërmendur do të jetë pasardhës i shtatlartit italian në portën e Milanit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori