Reperi i njohur, Don Xhon, i ka bërë vetes një dhuratë luksoze.

Ai i ka blerë një veturë të re luksoze, të tipit “Mercedes S-class 2022”, të cilën e ka prezantuar për fansat përmes disa fotografive në rrjetin social Instagram.


Sipas të dhënave zyrtare në Google, një veturë e tillë kap vlerën e afro 100 mijë eurove.

don xhoni 273948794 148996337523716 4909427121714154934 n

Duket se të ardhurat e mira nga muzika dhe biznesi, ia kanë mundësuar reperit nga Drenasi që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Don Xhoni përndryshe këtë vit nuk ka publikuar ende ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e tij.

don xhoni 273975224 367219791901827 7217300569951942402 n

Ai po vazhdon të shijojë suksesin e dy bashkëpunimeve shumë të suksesshme të vitit të kaluar, atë me Loredanën dhe Butrint Imerin. /Telegrafi/

don xhoni 273881401 477984843699986 1139932058664731721 n Foto: Don Xhoni/Instagram