LAJMI I FUNDIT:

DokuFest shpalos temën dhe identitetin vizual të edicionit të 22-të

DokuFest shpalos temën dhe identitetin vizual të edicionit të 22-të

Tema e këtij viti të DokuFest, do të jetë pikërisht marrëdhënia mes njeriut dhe inteligjencës artificiale. Duke marrë shkas edhe prej temës së vitit të shkuar, ku në qendër kishim vëzhgime dhe pikëpyetje eksiztenciale mbi njerëzimin në krizë, këtë vit festivali rikthehet me nje tjetër dilemë globale, që na nxit të eksplorojmë dhe mundohemi të kuptojmë ndikimin dhe pasojat e këtij zhvillimi teknologjik, në të ardhmen tonë.

Vetëdija njerëzore, është një trashëgimi e paprekshme për universin dhe procesin evolutiv që njohim, e kanosur për zhdukje, jo domosdoshmërisht për shkak se inteligjenca artificiale mund të pretendojë të kontrollojë botën, sesa prej krizave klimatike të shkaktuara nga inteligjenca njerëzore, e shumëzuar së bashku. “I AM AI AM I” është një shtysë për të na nxitur të kuptojmë natyrën themelore të inteligjencës artificiale, përballë ekzistencës njerëzore. A do të mundet që AI të shprehë ekzistencën vetjake dhe të zhvillohet si një inteligjencë e re dhe e ndarë nga ajo njerëzore? Nëse AI është një arkivë, a do të jetë në gjendje të na udhëzojë mbi vlerat që e formësojnë identitetin tonë njerëzor?


Përmes, filmave të cilët në një mënyrë a tjetër trajtojnë tematika të lidhura me inteligjencën artificiale, filmit hapës e mbyllës, një dite plotë të programit dedikuar AI dhe zhvillimit të identitetit pamor dhe fushatës së punuar pjesërisht me ndihmen e AI dhe ChatGPT, festivali synon dhe fton në zhvillimin e debatit në lidhje me një temë të gjërë aktuale sa i përket marrëdhënies së njerëzores me teknologjinë.

Identiteti pamor i fushatës është zhvilluar nga Ali Cindoruk i Zyrës Khora. Gjeagjëza e koduar “I AM AI AM I” është një ndërveprim simetrik midis një shprehjeje ekzistenciale letrare dhe natyrës binare të habitatit llogaritës të AI, që të dyja janë krijime njerëzore të bazuara në gjuhë. Fjalori pamor i modeleve me shumë shtresa të bazuara në glifet dhe karakteret alfanumerike i jep thellësi historike dhe futuristike dizajnit, në emër të mjeteve të hershme grafike të llogaritjes dhe një morie mundësish që ka e ardhmja e AI.

Teksa ju ndajmë temën e festivalit të këtij edicioni të 22-të, gjejmë rastin t’ju ftojmë për të qenë pjesë e edicionit të 22-të të DokuFest. Na ndiqni në rrjete sociale për përditësime të reja, mbi ngjarjet e ardhshme. E vlerësojmë mbështetjen tuaj për të nxitur dhe vlerësuar kineastët e talentuar dhe ju themi që jemi të hapur për të bashkëpunuar në DokuFest 2023. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori