Këngëtarja e njohur Kida ka nisur zyrtarisht përgatitjet për një nga ditët më të rëndësishme të jetës së saj, pasi pas propozimit romantik që mori në Dubai dhe prezantimit të partnerit të saj, Ajbi, çifti ka vendosur t’i japë fund beqarisë.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se dasma e madhe pritet të mbahet më 1 shtator, ndërsa organizimi po zhvillohet me shumë kujdes dhe në fshehtësi.


Siç raporton Prive By Liberta Spahiu, lokacioni i përzgjedhur për ceremoninë është Italia, ku dyshja thuhet se po planifikon një dasmë përrallore, larg syrit të mediave dhe vëmendjes publike.

E njohur për faktin se gjithmonë ka qenë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private, Kida duket se këtë herë ka vendosur ta jetojë plotësisht dhe me emocion këtë kapitull të ri, duke e mbajtur organizimin në një rreth sa më të ngushtë.

Madje, sipas të njëjtave burime, ftesat e para kanë nisur të shpërndahen te familjarët dhe miqtë më të afërt, ndërsa vjeshta pritet ta gjejë këngëtaren nuse, në një nga destinacionet më romantike në botë. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be