Protesta të dhunshme në Serbi kundër qeverisë, presion Vuçiqit për të shpallur zgjedhje të parakohshme
Dhjetëra mijëra njerëz, të udhëhequr nga studentët universitarë, janë mbledhur në kryeqytetin serb për të protestuar kundër qeverisë dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Tragjedia në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, ku humbën jetën 16 persona, nxiti protesta kundër korrupsionit, duke kërkuar një hetim transparent dhe duke detyruar kryeministrin e atëhershëm, Milos Vuçeviq, të japë dorëheqjen.
Me studentët në krye të lëvizjes antikorrupsion, demonstratat janë shndërruar në një fushatë për t’i bërë presion presidentit Aleksandar Vuçiq që të shpallë zgjedhje të parakohshme.
Vuçiq deklaroi këtë javë se votimet mund të mbahen mes shtatorit dhe nëntorit të këtij viti.
pic.twitter.com/cedgrK9Ymd
— MMMarija (@Marija64729972) May 23, 2026
Protestuesit u drejtuan drejt një sheshi qendror në kryeqytetin Beograd nga disa drejtime, shumë prej tyre duke mbajtur pankarta dhe veshur bluza me sloganin “Studentët fitojnë”, motoja e lëvizjes rinore.
Kolona veturash mbërritën në Beograd nga qytete të tjera të Serbisë më herët gjatë ditës.
Raportohet se kompania shtetërore hekurudhore e Serbisë anuloi të gjitha trenat drejt dhe nga Beogradi të shtunën, në përpjekje për të ndaluar të paktën një pjesë të njerëzve që të vinin nga pjesë të tjera të vendit ballkanik. /Telegrafi/
pic.twitter.com/jRuaSsJBBy
— MMMarija (@Marija64729972) May 23, 2026



























