0Shares

Reperët e njohur, DJ Blunt dhe Real 1 kanë sjell në treg projektin e tyre më të ri muzikor.

“Gjini gjini”, titullohet kënga më e re e dyshes, të cilën e kanë shoqëruar me klip.

DJ Blunt dhe Real 1 në përgatitje të projektit të ri "Gjini gjini", shpalosin detajet ekskluzive të këngës më të re (Foto) DJ Blunt dhe Real 1 në përgatitje të projektit të ri "Gjini gjini", shpalosin detajet ekskluzive të këngës më të re (Foto)

DJ Blunt në një prononcim të ditëve më parë ka treguar se kush e ka punuar videon e këngës.

“Klipi po punohet nga produksioni Imagine. Xhirimet e klipit kanë shkuar mirë. Besojmë se do të jetë një klip unik”, përfundoi DJ Blunt.

DJ Blunt dhe Real 1 në xhirimet e klipit

Theksojmë se tekstin e kanë shkruar vet autorët e këngës, DJ Blunt dhe Real 1 ndërsa për instrumentalin është përkujdes edhe Florent Boshnjaku.

Gjithashtu Real 1 tregoi se si ka qenë kjo verë për dyshen, të cilët vazhdojnë të jenë shumë të kërkuar nga publiku.

“Vera si gjithmonë ka qenë shumë e ngarkuar me koncerte, kemi kaluar shumë mirë, dhe publiku sigurisht që nuk ka munguar”, shprehet Real. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)