LAJMI I FUNDIT:

Ditë zyrtarizimesh dhe prezantimesh për futbollistët shqiptarë, sot shtatë të tillë kompletuan transferimet tek skuadrat e reja

Ditë zyrtarizimesh dhe prezantimesh për futbollistët shqiptarë, sot shtatë të tillë kompletuan transferimet tek skuadrat e reja

Kur jemi edhe tri javë deri në fund të afatit kalimtar veror për futbollistë, shumë futbollistë kanë ndryshuar skuadra.

Edhe gjatë këtij afati kalimtar të stërzgjatur për shkak të pandemisë Covid-19, futbollistët shqiptarë janë aktiv duke ndërruar skuadrat.


Gjatë ditës së sotme (11 shtator), plot shtatë futbollistë shqiptarë kanë ndërruar skuadra.

Fillimisht dy futbollistët e talentuar të Skënderbeut, mbrojtësi Jorgo Pëllumbi dhe mesfushori Agon Elezi bënë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar në elitën e futbollit kroat tek skuadra NK Varazdin.

Jorgo Pëllumbi

Mbrojtësi Pëllumbi është reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë U21 dhe llogaritet ndër lojtarët më të talentuar që ka pasur kampionati shqiptar.

Ndërkohë edhe mesfushori Agon Elezi është një talent i madh, teksa përfaqëson Maqedoninë Veriore për grupmoshat nën 21 vjeç.

Agon Elezi

Shuma e transferimit të këtyre dy futbollistëve nuk është bërë publike, por raportohet se Skënderbeu ka ruajtur përqindje në kartonët e dy yjeve të ri dhe nga shitja e ardhshme do të përfitojë edhe klubi nga Korça.

Transferim shumë i rëndësishëm ka qenë edhe për Ermir Lenjanin, i cili ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat.

Mbrojtësi i majtë u largua nga Sioni pas përfundimit të kontratës, teksa është bashkuar me skuadrën më të trofeshëm në Zvicër, Grasshopper.

Ermir Lenjani

Lenjani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me GC, teksa ka për synim ta rikthejë në elitën e futbollit zviceran klubin me më së shumti trofe në Zvicër.

Tjetër largimi nga Sioni ishte ai i mesfushorit të talentuar nga Kosova, Bastien Toma.

Bastien Toma

Në fakt ky ka qenë transferimi më i bujshëm i ditës së sotme, pasi 21-vjeçari ka kaluar në kampionatin belg tek KRC Genk ku ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

Skuadra belge ka paguar 3,7 milionë euro për transferimin e Tomës, i cili është zyrtarizuar dhe ka marrë numrin 11 në fanellë.

Sokol Cikalleshi është rikthyer përsëri në elitën e futbollit turk, pasi ka nënshkruar kontratë për dy vite me Konyaspor.

Sokol Cikalleshi

Reprezentuesi shqiptar iu bashkua Konyasporit pas një viti të kaluar tek Akhisar në Ligën e Parë të Turqisë.

Hap të madh në karrierë ka bërë edhe mesfushori tjetër nga Kosova, Florent Hoti.

19-vjeçari që ka filluar karrierën tek Rochdale në Angli, ka kaluar me sukses provat tek skuadra skoceze Dundee United.

Florent Hoti

Hoti që luan në pozitën e mesfushorit qendror ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, teksa ka thënë se shpreson të luaj rregullisht për të fituar një vend në Përfaqësuesen e Kosovës.

Futbollisti i fundit shqiptar që ndërroi sot skuadër ka qenë shtatlarti i Dardanëve, Atdhe Nuhiu.

Pasi kishte përfunduar aventurën me Sheffield Wednesday, Nuhiu u largua nga skuadra angleze pas shtatë viteve qëndrim aty.

31-vjeçari që është reprezentues i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës karrierën do ta vazhdoj në kampionatin e Qipros.

Preshevari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me gjigantin qipriot Apoel Nicosia.

Atdhe Nuhiu

Nuhiu është prezantuar nga skuadra dhe është i gatshëm të luaj menjëherë, pasi kampionati qipriot tanimë ka filluar.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme ka ndodhur edhe një zyrtarizim, ku Taulant Xhaka i ka qëndruar besnik Baselit.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Baselin ku do të qëndrojë në St Jacob Park deri në qershor të vitit 2024.

E sot është vendosur përfundimisht edhe e ardhmja e Edon Zhegrovës.

Genk ka njoftuar se nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me Baselin për shitjen e kosovarit, i cili do të mbetet edhe më tej pjesë e klubit belg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Kalo në kategori