LAJMI I FUNDIT:

Dita e pestë e edicionit të 13 të festivalit Anibar vjen me aktivitete të shumta

Dita e pestë e edicionit të 13 të festivalit Anibar vjen me aktivitete të shumta

Dita filloi në ora 10:00 në Galerinë e Arteve me një eksperiencë ndryshe me programin e RV i cili përbëhet nga shtatë filma të animuar.

Duke përdorur teknologjitë e disponueshme për lehtësimin e këtij programi, përdoruesit patën mundësi të përjetojnë realitetet të paimagjinueshme ku rrëfenja po tregohen në mënyra jo konvencionale.


Në ora 10:30 në Exit Bar, çdo ditë mbahet takimi me filmbërës ku pirja e kafes dhe diskutimi i temave të preferuar është kthyer në një ritual gjatë Festivalit. Në këto takime bisedohet për filmat, teknikat, detajet, lëvizjet dhe çdo gjë që i karakterizon filmat e animnuar.

Në Teatrin Istref Begolli, nga ora 12:00 filloi programi i rregullt i shfaqjes së filmave të garës së kategorisë së fëmjëve 4+ të cilët janë: Kiwi & Strit – Things Have Legs, Edmond and Lucy – Shooting Stars, No-No Goes to Space, My Name is Fear, dhe Mezosoique Alternative.

Ndërsa, në po të njejtën orë në Kinemanë Jusuf Gërvalla u shfaqën filmat nga kategoria e garës së filmit të metrazhit të gjatë 4 ku të pranishmit panë filmin Chicken of the Mound.

Programi për të vegjëlit tanë vazhdoi përsëri në ora 14:00 në Teatrin Istref Begolli me programin për të fëmijë 9+ ku u kënaqën duke parë filmat: Bellysaurus, The Fox, the Turtle, the Spider and the Cake, Lost Brain, This Hut is too Small, Letters From the Edge of the Forest, dhe The Turnip.

Gara e filmit të metrazhit të gjatë 5 me shfaqjen e filmit Bye-Bye Elida u mbajt në Kinemanë Jusuf Gërvalla në ora 14:00.

Programi special Bashkëkohësit Queer u mbajt në Kinemanë Jusuf Gërvalla nga ora 16:00 ku pati shumë të interesuar për të ndjekur këta filma të veçantë: Entropia, Hi, It’s Your Mother, Guy, The Saint of Dry Creek, i Like Girls, Purpleboy, The Night Cleaner, CUT, Manivald, Modern Queer Heroes/Little Elephant/Queerer than Thou?.

Gjatë mbrëmjes, në Kino Liqeni u shfaqën filmat e garës së studentëve 4 në të cilët interesimi ishte shumë i madh për artistët e ardhshëm të animacionit. Aty të pranishmit panë: Night of the Living Dread, Green, Let Sleeping Dogs Lie, Pests, The uncertain snow, Resting Fog, dhe The Seine’s tears.

Asgjë nuk i mund shfaqjet e filmave që ndodhin në Kino Kubat në një ambient mahnitës. Në ora 22:00 mbrëmë u prezantuan filmat e garës ndërkombëtare 4: Granny’s Sexual Life, Shpija, Good old vinil, The Garbage Man, dhe The Umbrella.

Bestytndejat ishin të zjarrta, të përcjella me muzikë metal dhe rock nga grupet e jashtëzkonshme të shtëpisë diskografike Defy Them ku interpretuan: Grey Lenses, Elektorati Intelektual, Telikput, Vëllezërit Mllefi dhe grupi Shlem.

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Princi William tregon se si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Princi William tregon se si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Kalo në kategori