LAJMI I FUNDIT:

Dita e ndeshjeve: Gjilani dhe Dukagjini luajnë takimet kthyese në Ligën e Konferencës

Dita e ndeshjeve: Gjilani dhe Dukagjini luajnë takimet kthyese në Ligën e Konferencës

Dy ekipet nga Superliga e Kosovës, Gjilani dhe Dukagjini luajnë sot (e enjte) ndeshjet kthyese në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Pas ndeshjeve të para të zhvilluara javën e kaluar, ekipet nga Kosova do të luajnë sot ndeshjet kthyese duke kërkuar kalimin në raundin e dytë të garës së tretë për nga rëndësia në Evropë.


I pari ndeshjen do ta luajë Dukagjini i Klinës, i cili do të ndeshet me FC Europa të Gjibraltarit, ndaj të cilëve fitoi 2-1 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Ndeshja e sotme është paraparë të zhvillohet në “Victoria Stadium” të Gjibraltarit me fillim nga ora 17:00.

Në anën tjetër, Gjilani është nikoqir i FC Progres Niederkorn në ndeshjen që pritet të zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet.

Gjilani do të kërkoj fitoren dhe kalimin tutje pasi barazuan 2-2 në “Stade Municipal de la Ville de Differdange” në Luksemburg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori