LAJMI I FUNDIT:

Dita e derbit në Gjilan, pa presion të pikëve por luftohet për fanellë

Dita e derbit në Gjilan, pa presion të pikëve por luftohet për fanellë

Si asnjëherë më parë, derbi më i madh në Kosovë mes Dritës dhe Gjilanit i gjen dy skuadrat në një moment që nuk kanë presionin e pikëve.

Drita dhe Gjilani do të jenë përballë njëra tjetrës në ndeshjen kryesore të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar.


Vendasit në këtë takim janë Gjilani që po qëndrojnë të qetë në pozitën e pestë me 45 pikë të grumbulluara dhe pa ndonjë objektiv.

Ndërkohë Drita është në pozitën e 10-të me 29 pikë të tubuara dhe tani janë pajtuar se do të luajnë edhe ndeshjen e barazhit për t’i shpëtuar rënies.

Në të dyja taboret është premtuar se do të luftohet vetëm për fitore, edhe pse ekipet nuk kanë presionin e pikëve kërkohet fitorja për tifozët.

Ndeshjen derbi do ta drejtojë gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza i cili njëherit është edhe gjyqtar i FIFA-s.

Interesant pritet të jetë edhe në Obiliq, ku Prishtina e vendit të dytë do ta pres kampionin e ri të Kosovës, Trepçën ’89.

Ish-kampioni kosovar, Feronikeli do të ketë një përballje të vështirë me Lirinë në Drenas.

Llapi pas debaklit të pësuar javën e kaluar do të ketë punë më të lehtë pasi pret Drenicën. /Telegrafi/

Java e 32-të në Superligën e Kosovës:

Feronikeli – Liria
Prishtina – Trepça ‘89
Llapi – Drenica
Besa – Ferizaj
Gjilani – Drita
Hajvalia – Trepça

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori