LAJMI I FUNDIT:

Distria Krasniqi në finale të Mastersit të Kinës

Distria Krasniqi në finale të Mastersit të Kinës

Medalistja e bronztë botërore në xhudo, Distria Krasniqi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj.

Ajo u kualifikua në finale në kategorinë deri në 48 kilogram të njërës prej garave më të forta në xhudo, Mastersit të Qingdaos së Kinës.


Xhudistja pejane kaloi rrethin e parë pa luftë, më pas mposhti Katharina Menz të Gjermanisë, ndërsa në çerekfinale mundi Orgintsetseg Galbadrakh të Kazakistanit.

Në gjysmëfinale kaloi pengesën Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë, ndërsa në finale do të përballet me një tjetër mongoleze, Narantsetseg Ganbaatar.

Blloku final pritet të filloj pas një ore, diku rreth orës 10:00.

Sot (e enjte) garoi edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, por që kampionia dhe nën-kampionia e Evropës u ndalë në luftën e parë nga Jisu Kim e Koresë së Jugut. /Telegrafi/