LAJMI I FUNDIT:

Dikur as nuk e pranuan në audicione si konkurrente, sot Bebe Rexha e ftuar speciale si mentore për talentët e rinj në “American Idol”

Dikur as nuk e pranuan në audicione si konkurrente, sot Bebe Rexha e ftuar speciale si mentore për talentët e rinj në “American Idol”

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, viteve të fundit është shquar si një nga zërat më të famshëm të zhanrit pop në muzikën ndërkombëtare.

Hitet e shumta, bashkëpunimet me emrat e famshëm dhe puna e palodhur e ngjitën këngëtaren shqiptare me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, drejt suksesit dhe majave botërore.


Sonte (e diel) ajo është e ftuar si mentore speciale në spektaklin më të ndjekur të talenteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “American Idol”.

Bebe Rexha, e ftuar si mentore speciale në “American Idol” (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ajo është pjesë e dy prej episodeve speciale të cilat janë xhiruar në Hawaii me 24 konkurrentët më të spikatur të këtij edicioni, ku vetëm pak prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në fazën tjetër.

E teksa sot ftohet si mentore e veçantë për talentët e rinj në këtë spektakël, dikur vite më parë këngëtarja e hitit “I’m a mess” kishte dështuar të pranohej në audicionet e “American Idol”.

Bebe Rexha e ftuar si mentore speciale në spektaklin më të ndjekur të talenteve në ShBA, "American Idol"
Lexo po ashtu Bebe Rexha e ftuar si mentore speciale në spektaklin më të ndjekur të talenteve në ShBA, "American Idol"

Këtë e kishte treguar vet Rexha në një nga pjesëmarrjet e këtij spektakli si e ftuar speciale, ku i kishte thënë një konkurrenteje: “Shumë vite më parë unë provova audicionet e ‘American Idol’ por nuk ia dola, kështu që për të gjithë ju që po më shihni nga ekrani tani, ju asnjëherë nuk mund ta dini [se çfarë e ardhmja mund të sjellë]”.

Pavarësisht se nuk ishte pranuar në “American Idol”, Bebe Rexha kishte vazhduar të punonte në karrierën e saj solo dhe të kompozonte këngë për të tjerët. Ajo është autorja e hitit “The Monster” të interpretuar nga Rihanna dhe Eminem.

Sot, 32-vjeçarja është një prej emrave eminentë në tregun botëror, e cila ftohet si mentore speciale në spektaklet që dikur e kishin refuzuar t’i jepnin mundësinë të merrte pjesë si konkurrente. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori