LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha e ftuar si mentore speciale në spektaklin më të ndjekur të talenteve në ShBA, “American Idol”

Bebe Rexha e ftuar si mentore speciale në spektaklin më të ndjekur të talenteve në ShBA, “American Idol”
Bebe Rexha, e ftuar si mentore speciale në "American Idol" (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të jetë pjesë e një episodi të ri special të spektaklit më të ndjekur të talenteve në Amerikë, “American Idol” në Hawaii.

Në këtë fazë të spketaklit janë kualifikuar gjithsej 24 talente, gjersa anëtarë të jurisë do të jenë: Katy Perry, Lionel Richie dhe Luke Bryan.


Pasi u morën të gjitha vendimet për 24 konkurrentët e fazës së radhës, juria zbuloi se kishte përgatitur një befasi për ta, duk vendosur që një nga episodet e “American Idol” ta realizojnë në Aulani Resort të Disneyt, në Ko Alina, Hawaii.

Bebe Rexha, e ftuar si mentore speciale në “American Idol” (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Top 24 konkurrentëve u janë bashkuar mentorët befasi si Bebe Rexha dhe Jimmie Allen, në ngjarjen e javës së ardhshme dy natë nga Hawaii të dielën dhe të hënën.

Nga Bebe Rexha te Kim Kardashian - rastet më famëkeqe të keqfunksionimit të veshjeve në "Grammy Awards"
Lexo po ashtu Nga Bebe Rexha te Kim Kardashian - rastet më famëkeqe të keqfunksionimit të veshjeve në "Grammy Awards"

“Unë jam e mahnitur. Secili prej tyre është më i mirë se tjetri”, pranoi Rexha në një video-promovuese të këtij episodi special të “American Idol”.

Bebe Rexha, e ftuar si mentore speciale në “American Idol” (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

32-vjeçarja gjithashtu shfrytëzoi rrjetin social Instagram për t’i lajmëruar fansat e saj që të mos ndërrojnë kanal këtë të diel dhe të hënë, për të ndjekur “American Idol”.

“Hej çkemi, është Bebe Rexha këtu dhe unë jam në Aulani Resort të Disneyt, në Ko Alina, Hawaii dhe jam shumë e emocionuar të jem si mentore mysafire në këtë vikend në ‘American Idol'”, tha Rexha në një video të publikuar në InstaStory.

“American Idol” përndryshe shquhet si formati më i ndjekur i talenteve të reja të muzikës në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Bebe Rexha, e ftuar si mentore speciale në “American Idol” (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori