LAJMI I FUNDIT:

Diellza Kolgeci tregon se si erdhi deri te njohja me partnerin 11 vjet më të ri, basketbollistin Fisnik Rugova

Diellza Kolgeci tregon se si erdhi deri te njohja me partnerin 11 vjet më të ri, basketbollistin Fisnik Rugova
Foto: Rudina Magjistari/Instagram

Bukuroshja Diellza Kolgeci ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”, në TV Klan.

Ajo ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj, ku ndër të tjerash ka treguar edhe si e njohu dashurinë e jetës së saj, basketbollistin Fisnik Rugova.


“Kur kemi filluar tamam ka qenë para 2–3 viteve. Fisi më ka shkruar edhe më herët, jo se e kam injoruar por në fillim nuk e kam pëlqyer ashtu, e kam ndjekur si basketbollist, se mua më pëlqen sporti, më pëlqente si sportist. Kur kemi qenë më shumë bashkë, me shoqëri më ka pëlqyer karakteri i tij, që është shumë i qetë, edhe me qenë nervoz është shumë i buzëqeshur. Pak a shumë e kemi të ngjashme këtë, por unë në shtëpi e tregoj, jam temperament. Shoqëria dhe vendet e njëjta janë ato që na ka lidhur”, ka thënë fillimisht Diellza.

Foto: Rudina Magjistari/Instagram

E njëjta më pas ka vazhduar të tregojë se si në bisedë e sipër e kishte gjetur vetën shumë më pranë Fisnikut, dhe nuk ishte bazuar në pamjen e jashtme.

“Gjatë bisedimeve, kur flet me dikë më gjatë, janë ato shkëndija që unë gjithmonë them që kur dikë e ndjen vërtet, nuk mund të thuash që kjo ose ajo më bëri përshtypje. Gjithmonë femrat e kanë jo zeshkan, jo biond, mua këto më duken qesharake. Gjithmonë është diçka, një shkëndijë, nuk e dinë as vetë çfarë është. Por vetëm e dinë që është njeriu jot, njeriu i zemrës tënde. Ndoshta ka qenë ajo qetësia e tij por jo vetëm kjo, ka qenë diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Unë shpesh them ka qenë e shkruar nga Zoti, se besoj shumë në Zot”, ka thënë Kolgeci.

Foto: Rudina Magjistari/Instagram

Edhe pse tashmë janë prindër të një vajze, Diellza tha se nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të bëjë dasmë, por që dëshira për një gjë të tillë nuk është më edhe aq entuziaste.

“Edhe më herët kur më kanë pyetur njerëzit kur do bëni një dasmë, çfarë ka të re. Nuk jam nga ato vajza që i preferoj shumë dasmat, edhe të shkoj përtoj. Jam marrë shumë me organizime, kam veshur shumë fustane të bardhë, kam reklamuar. Ndoshta ma ka hequr qejfin për të bërë dasmën time, nuk them që ndoshta nuk ka për të patur fare, por nuk jam fort. Edhe kur ke shoqëri të madhe, familje shumë të madhe është me të vërtetë stres dhe nuk e besoj se do kënaqem fort në dasmën time”, tha Diellza. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori